‘Aman se është ters kur përmenden komshinjtë’/ Ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ thumbon haptazi Beatrix Ramosajn

“Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh me dorë në zemër dje, i çmenda komshinjtë duke bërtitur, love you zemër” ishte komenti epik i Beatrix Ramosaj në takimin e zhvilluar mes Donald Veshaj dhe Bora Zemanit i cili u bë viral në mediat rozë.

Image

NOA

Kjo sepse, pas takimit të tyre çuditërisht aktori i humorit vendosi të krijonte një romancë dashurie me Beatrixën e cila nuk zgjati shumë.

Ky koment, po vazhdon të përflitet ende në mediat rozë, madje duke e kthyer këngëtaren shpesh-herë edhe në meme.

Image

Këtë herë, është risjellë në vëmendje nga ish-konkurrentja e “Përputhen’, Mikela Pupa e cila ka dalë çift nga program me Erion Kukaj.

Ajo ka publikuar në Instastory një video ku duket në krahët e këtij të fundit.

“Puthje, puthje, @mikelapupa @erionkukaj. Se më dëgjuan komshinjtë!”

Sakaq nuk ka munguar një ironi nga ana e saj e cila e ka krahasuar situatën me Beatrixën duke e thumbuar me përgjigjen e saj.

“Aman se është ters kur përmenden komshinjtë”– shkruan Mikela në Instastory-n e publikuar.