Ilda Bejleri flet për herë të parë për jetën si nënë dhe partnerin

156
Sigal

Ilda Bejleri, e ftuar dje në emisionin “Goca dhe Gra” foli gjatë për jetën e re si nënë. Pas një shkëputjeje të gjatë nga ekrani, moderatorja tregoi përjetimet e para pas lajmit të shtatzënisë dhe sesi kanë ndryshuar gjërat pas ardhjes së vajzës.

“Bëra shtatë-tetë teste për t’u siguria që isha shtatzënë. Zoti na bekoi me një vajzë. Jam shumë e lumtur, se në fillim më thoshin të gjithë që do të bësh çun, nuk e di pse kisha këtë idenë sikur do isha mama çunash. Kur mësova se ishte vajzë, ngela pak si pikëpyetje.

Ka qenë një periudhë shumë e bukur, e kemi përjetuar shumë bukur. Vajzat vërtetë janë një bekim. Kur i kam thënë babit tim iu mbushën sytë me lot dhe më tha unë nuk e imagjinoj veten jetën pa ty. Vajzat  gjithmonë përveçse do jenë shoqe shumë të mira, janë speciale mendoj unë, për të gjithë familjen”,- u shpreh Ilda.

Ilda Bejleri flet për herë të parë për jetën si

Përsa i përket jetës në çift, pas ardhjes së Siena-s gjërat kanë ndryshuar, por jo marrëdhënia. Le ta fillojmë nga shtrati. Bejleri tha se ajo dhe partneri nuk flenë më në një dhomë për arsyen më të logjikshme në botë. Pse të rrinë dy pa gjumë kur mund të rrijë vetëm njëri?

“Unë ia thashë partnerit direkt sapo e zbulova se jam shtatzënë, ka qenë një periudhë shumë e bukur, e kemi zbuluar shumë bukur. Emrin ia kam vënë unë, po shihja një film dhe më pëlqeu se si tingëlloi Siena. Pjesa më e vështirë janë ditët e para dhe muaji i fundit. Sa ja merr dorën është vështirë, pastaj është më thjeshtë. Natën qëndroj vetë, ajo është pjesa më e vështirë. Marrëdhënia nuk ka ndryshuar, vajza fle në dhomë vetëm dhe unë fle me të. Më mirë një pa gjumë se sa të dy”. -përfundoi moderatorja.

Ilda u bë nënë për herë të parë në gusht të këtij viti dhe gjithë shtatzëninë zgjodhi ta mbajë larg kamerave ashtu si dhe partnerin e saj.