Sigal

Aktorja amerikane, Gwyneth Paltrow ka kurorëzuar me martesë historinë e dashurisë me Brad Falchuk. Martesa e saj ishte shumë private dhe romantike mes njerëzve më të dashur. Dasma u mbajt në shtëpinë e tyre në New York.

Ishin rreth 75 të ftuar, mes tyre e ëma e Gwyneth, Cameron Diaz dhe partneri i saj, Steven Spielberg me bashkëshorten, Rob Lowe dhe shumë kolegë të tjerë të aktores. Mbështetja më e madhe gjatë dasmës për Gwyneth ishte mikesha e saj Cameron Diaz , e cila e ndihmoi të bëhej gati.

Aktorja 46-vjeçare dhe partneri i saj, Brad Falchuk shkëmbyen premtimet në oborrin e shtëpisë së tyre. Kjo është martesa e dytë e aktores, por dasma e parë për të, sepse në martesën e parë nuk ka bërë asnjë festë. Pas 10 vitesh, Paltrow i dha fund martesës së saj me ish-partnerin, Chris Martin.