Habit me deklaratën/ Babai i Einxhel: Nuk kam arsye ta takoj Dagzin

265
Sigal

Sonte është finalja e madhe e spektaklit “Big Brother VIP”.

Një prej katër finalistëve: Donaldi, Iliri, Beniada dhe Einxhel, do të shpërblehet me çmimin e madh prej 115 mijë eurosh.

Në emisionin “Shqipëria Live” sot u diskutua mbi katër finalistët, ku pjesëmarrës ishin edhe disa nga familjarët e tyre.

Babai i moderatores Einxhel Shkira, piktori Muzafer Shkira ishte gjithashtu i ftuar në studio.

Image

Ai u ngacmua nga gazetarët e emisionit, të cilët e pyetën nëse e kishte takuar Dj Dagz, i cili është banori me të cilin Einxhel krijoi një lidhje brenda shtëpisë.

I ati i moderatores i befasoi të gjithë kur tha se nuk e kishte takuar Arbërin, duke thënë se ajo që ka ndodhur mes vajzës së tij dhe DJ, e ka parë si diçka të ndodhur brenda një loje.

Image

“Jo unë e kam pastë si një gjë që është brenda një hapësire loje. Nuk kam asnjë arsye për ta takuar”, ka thënë Muzafer Shkira.

Ai u ngacmua sërish nga moderatorët duke u pyetur nëse do ta takojë tani Dj Dagz dhe Muzaferi u shpreh duke thënë: “Do ta takoj ashtu siç takova Monikën”.