Afera e inceneratorëve, Subashi flet pas daljes nga SPAK: Dhashë deklarimet e mia për hetimet, do të jem në dispozicion

152
Sigal

Armando Subashi ka folur shkurt për mediat pas daljes nga SPAK. Kryebashkiaku i Fierit ka thënë se do të jetë në dispozicion të drejtësisë për hetimet mbi aferën e inceneratorëve.

‘Dhashë deklarimet e mia për hetimet për inceneratorin e Fierit. Do jem i gatshëm të paraqitem pranë institucioneve të drejtësisë sa herë të më kërkojnë për të bërë deklarime. Nuk mund të jap më tepër deklarime çfarë më pyetën pasi është një çështje në hetim’, është shprehur Armando Subashi për mediat.

Ai u mor në pyetje përr rreth 5 orë. Po kështu SPAK ka thirrur edhe deputetin e PS, Alqi Bllako.