Nesër do të lexoni/ Veteranët u ngritën në luftë për Atdheun dhe jo për partitë

614
Nga Abaz HOXHA
Edhe unë jam një nga veteranët e Luftës Antifashiste. Nuk e kam përdorur asnjëherë këtë për privilegje dhe nuk kam kërkuar përkrahje nga askush. Unë këtë e kam quajtur gjithmonë si një detyrë karshi Atdheut që do ta kishte bërë kushdo në situatën e pushtimit të Shqipërisë nga ushtritë fashiste. Në luftë u ngrita si patriot,për çlirimin e vendit nga pushtuesit dhe jo për ti shërbyer ndonjë partie. Këtë patriotizëm e kisha trashëguar nga familja ime, babai, gjyshi e më tej. Atë e kisha trashëguar nga traditat shekullore të popullit të fshatit tim, Tragjas, e trashëgova nga Rilindësit nga jehona dhe heroizmat e patriotëve dhe luftëtarëve të shquar për liri e pavarësi të vendit në shekuj të cilat i kisha mësuar nëpër librat e shkollës ose i kisha dëgjuar në bisedat brenda familjes ose nga gojëdhënat. Kur u ngrita në luftë, kur mora pjesë në rezistencën antifashiste dhe më vonë në rreshtat partizane unë isha ende fëmijë dhe nuk merrja vesh kush ishin partitë dhe aq më pak komunizmi ndonëse i kisha bërë 6-7 vjet shkollë në fshatin e lindjes dhe në shkollën tregtare të Vlorës. Pra u ngrita në luftë për të kryer një detyrë patriotike,për çlirimin e vendit nga pushtuesit dhe jo për ti shërbyer ndonjë partie që nuk merrja vesh se ç’ishin. Shumica dërmuese e atyre që u ngritën në rezistencën antifashiste ishin analfabetë. Pra do të ishte absurde të mendoje se ata luftëtarë, patriotë, që kaluan nëpër sakrifica të panumërta gjatë luftës e bënë këtë në emër të ndonjë partie dhe aq më pak të komunizmit. Do të ishte një fyerje e madhe për dëshmorët e lirisë që dhanë jetën për atdheun ti identifikonim se dhanë…
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal