Shiti pronën pa i marrë leje, Brad Pitt padit ish-bashkëshorten Angelina Jolie

175
Sigal

Mes një prej çifteve më të përfolura të hollivudian nuk ka më paqe.

Mediat e huaja raportojnë se Brad Pitt ka paditur ish-bashkëshorten e tij Angelina Jolie pasi zbuloi se ajo i shiti pjesën e saj të pronës, Château Miraval, në Francën jugore miliarderit rus, Yuri Shefler.

Ai tha se aktorja Jolie ia shiti aksionet e saj pa dijeninë e tij një prodhuesi pijesh alkoolike me bazë në Luksemburg.

“Ajo shiti interesin e saj me dijeninë dhe qëllimin që Shefler dhe bashkëpunëtorët e tij do të kërkonin të kontrollonin biznesin, të cilit Pitt i ishte përkushtuar dhe të minonin investimin e Pitt në Miraval”, thuhej në padinë e ngritur nga ylli hollivudian.

Çifti bleu një punishte vere në vitin 2008, aty ku edhe bënë ceremoninë e martesës në vitin 2014. Marrëveshja parashikonte që asnjëri nga të dy nuk mund të shisnin aksionet pa lejen e njëri-tjetrit.