Sigal

Para pak kohësh reperi Ledri Vula, u përfol se ishte në një marrëdhënie me këngëtaren Diona Fona. Megjithatë këto spekulime morën fund pasi u zbulua e dashura e tij e vërtetë, Sara Hoxha. Në të vërtetë Diona dhe e dashura e Ledrit, Sara, janë shoqe të ngushta. Të dyja kanë qenë në një koncert të Dhurata Dorës, bashkë me Young Zerkën dhe Ronela Hajatin. Pas fotove dhe videove të publikuara në ‘Instagram’ të Dionës dhe Sarës, u kuptua se çfarë e lidhte këngëtaren me Ledrin. Sara dhe Ledri vazhdojnë ende me lidhjen e tyre, edhe pse momentalisht ajo jeton në Gjermani.