Ajka mbush plot 1vjeç/ Urimi i Xhensilës do t’ju prek zemrat

542
Sigal

Më 12 korrik të vitit që lamë pas, çifti shumë i njohur i showbizit, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj u bënë prindër për herë të parë.

Xhensila solli në jetë vogëlushen Ajka, portretin e së cilës deri ditën e sotme e kishin mbajtur të fshehtë nga sytë e publikut.

Mirëpo, duke qenë se Ajka mbush sot plot 1 vit jetë, Xhensila dhe Besi vendosën të na e shuajnë të gjithëve kuriozitetin për pamjen e vogëlushes së tyre, e cila ka një portret ëngjëllor

Ishte Besi ai i pari që hapi zemrën publikisht për të voglën e tij dhe e uroi me fjalët më të ndjera bashëngjitur një fotoje me Ajkën, ndërsa tashmë na ka rrënqethur edhe urimi i Xhensilës.

“Per nektarin e jetes time, bija ime, mbreme e kisha te pamundur te flija, e mezi prisja te hapje syte e embel. E ndjej akoma aromen dhe faqet e ngrohta te tuat kur te sollen tek une. Ma ngrohen shpirtin si askush me par ne jete, ndjesia hyjnore. Ditelindja jote, dita me e bukur e e jetes time. Lutja ime, me ty njoha edhe me shume Zotin, kuptova se sa shume dashuri dhe dhembshuri ndjen ai per ne. Ti solle lutjen, Lutem per ty sa hap syt, e gjumi me ze duke falenderuar Zotin per mrekulline qe na solli ne jeten. Nuk te dhuruam ne jeten, ti na dhe boten. Ne te dyja kemi qendruar 24 ore bashke, kemi qeshur, kemi kercyer, kemi qare te dyja kur ti ke ber vaksinat, kur te dhimbte barku, e tani qe po te dalin kicat(dhembet), kemi eksploruar boten bashke perreth, nuk po meson ti nga une, une po mesoj nga ty, po e shoh boten vetem nga syte e tu, dhe e di sa shume ngjyra, pasterti, gezim, po shohin syt e mi tani? Na presin dhe shume vite per te mesuar nga njera tjetra, shoqja, motra, bija ime. Ne ja dolem zonjush Ajka, te perjetojm me te bukrin vit me plot sfida, e mesime. Ti ke fuqine, ti me ndyshove mua dhe jeten time pergjithome. Mos e harro kurre, kurre mos ndjej frike, kur ti te kalosh permes ujrave mami do jete me ty.Ne fillim une dhe babi kishim njeri-tjetrin, tani kemi gjithcka.Ajka endrra jone e ber realitet.”- përfundon këngëtarja, e cila ka ndarë me ndjekësit edhe disa foto të tjera të vogëlushes së tyre.

ImageImageImage