Ishte denoncuar i zhdukur, gjendet i mbytur 69-vjeçari

121
Sigal

Një 69-vjeçar i denoncuar i zhdukur një ditë më parë, është gjetur i mbytur në Shkumbin këtë të Hënë.

“Në lumin Shkumbin, në fshatin Mjekës, Elbasan, nga polumbarët e Renea-s, është gjetur i mbytur shtetasi T.T., 69 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij më datë 25.09.2022”, njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.