Policia në Podgoricë ka identifikuar Dalibor Jaukoviç (43 vjeç) si autor të hedhjes së granatës në Ambasadën amerikane në kryeqytetin malazez, i cili më pas u vetëvra gjatë shpërthimit të dytë, shkruan gazeta “Vijesti”.
Sipas “Vijesti, Jaukoviç ka lindur në Kralevë të Serbisë ndërsa jetonte në Podgoricë.
Ai ishte dekoruar me Medaljen për Merita në fushën e mbrojtjes e të sigurisë të ish Republikës Federale të Jugosllavisë në vitin 1999.
Sipas gazetës “Vijesti”, Dalibor Jaukoviç ishte dekoruar për “angazhim të jashtëzakonshëm në kryerjen e e detyrave dhe zbatimin e detyrave për mbrojtjen dhe sigurinë e atdheut”.
Shpërthimi, për të cilin Policia e Malit të Zi dyshon se Jaukoviç është përgjegjës, ka ndodhur rreth mesnatës së mbrëmshme.
Sakaq ende nuk flitet për motivet e këtij akti terrorist.