Dita e 13-të në Pjongçang, Erion Tola sot në sfidën e dytë

569
Në ditën e 12-të të garave në Lojërat Olimpike Dimërore që po zhvillohen në Pjongçang të Koresë së Jugut, janë zhvilluar garat e përcaktuara dhe janë dhënë medaljet përkatëse. Nga skiatorët shqiptarë, Erjola Mëhilli i ka mbyllur përfaqësimet e saj në dy gara, ndërkohë që skiatori Erjon Tola, ka zhvilluar të dielën garën e tij të parë, atë të sllallomit gjigant, ku është renditur i 47-ti midis 110 garuesve. Tola, i cili merr pjesë në olimpiadën e tij të 4-t për Shqipërinë, e ka hedhur tanimë vështrimin tek gara e radhës, atë të sllallomit, e cila do të zhvillohet sot më 22 shkurt 2018.
Sigal