India, Pakistani dhe Bangladeshi duhet të bashkohen, sugjeron ministri indian

268
Sigal

Ish kolonitë britanike India, Pakistani dhe Bangladeshi, të cilat janë përleshur prej dekadash rivaliteti të hidhur, duhet të “shkrihen” në një shtet të vetëm, ka sugjeruar një ministër rajonal indian.

Sugjerimi i befasishëm u paraqit të Dielën nga Ministri i Kabinetit të shtetit Maharashtra Nawab Malik, presidenti i Partisë së Kongresit Nacionalist (NCP) të Mumbait.

“Ne kemi thënë që India, Pakistani dhe Bangladeshi duhet të bashkohen”. Deklaroi Maliku.

Nëse muri i Berlinit mund të shembet atëherë pse nuk mund të bashkohen India, Pakistani dhe Bangladeshi?

India dhe Pakistani fituan pavarësinë në fund të viteve 1940 ndërsa perandoria koloniale Britanike u shkatërrua. Që prej asaj kohe, të dy kombet janë përfshirë vazhdimisht në konflikte ushtarake në shkallë të ndryshme, të nxitura më tej nga armiqësia midis Hinduistëve dhe Myslimanëve. Rajoni i diskutueshëm i Kashmirit, i pretenduar nga të dy kombet si një i tërë, por i kontrolluar afërsisht në dy pjesë të barabarta, mbetet një burim i vazhdueshëm i tensioneve dhe përplasjeve ushtarake midis New Delhi dhe Islamabadit.

Bangladeshi, i cili dikur ishte thjesht një eksklavë e Pakistanit e njohur si Bengali Lindor, u shkëput nga Islamabadi në 1971 pas një lufte. Gjatë konfliktit, ithtarët e pavarësisë morën mbështetje të gjerë nga India dhe Pakistani pësoi një humbje të dhimbshme.

Duke pasur parasysh një sfond të tillë, ideja për të “bashkuar” disi të tre në një shtet të vetëm duket të jetë shumë e menduar. Sugjerimi ndezi një debat të nxehtë në internet se si saktësisht mund të arrihet kjo, ku shumë përdorues shprehin pikëpamje mjaft ekstreme, qoftë pro-myslimanë ose pro-hindu.

Bashkimi i këtyre vendeve sërish në një shtet të vetëm do të krijonte një ekonomi mjaft konkurruese në Azi duke kërcënuar akoma më shumë përpjekjet e hegjemonisë kineze. Kujtojmë se totali i popullsive së tre vendeve kalon 1,6 miliard banorë.