Firmoset marrëveshja për tërheqjen e Britanisë nga Blloku Europian

391
Sigal

Udhëheqësit e BE nënshkruajnë Marrëveshjen e tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar nga blloku europian.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel njoftoi përmes një postimi në twitter se ka nënshkruar marrëveshjen së bashku me presidenten e Komisionit Europian, Von der Leyen.

“Gjërat do të ndryshojnë në mënyrë të pashmangshme por do mbetemi miq. Ne fillojmë një kapitull të ri si partnerë dhe aleatë” shkruan Michel në Twitter.