Turma Myslimane sulmon xhaminë minoritare në Pakistan

427
Sigal

Policia dhe ushtria u thirrën ditën e Hënë teksa një turmë
myslimanësh të pajisur me armë dhe me gurë sulmuan një xhami që I përket një
komuniteti minoritar në Pakistanin Qëndror.

Turma e cila numëronte rreth 1,000 njerëz ishte pjesë e
festimeve të ditëlindjes së Profetit Muhamed. Rreth 40 besimtarë  që
ndodheshin në xhaminë e komunitetit minoritar Ahmadiyya të fshatit Dulimal, u
mbyllën brenda teksa turma hapte zjarr dhe hidhte gurë.Pasi fituan kontrollin e
xhamisë, sulmuesit dogjën materialet brenda saj duke përshirë tapetet. Ata
gjithashtu e lanë ndërtesën për ta sjellë ‘nën influencën e Islamit.’

Një zëdhënës për Komunitetin Mysliman Ahmadiyya tha se një
Ahmadi u vra në incident, por pa mundur të identifikohej trupi.Qeveria e
Punjabit tha se po ndiqte incidentit e Chakwal dhe Komisioni I Lartë Kanadez
shprehu shqetësimin mbi sulmet e turmave ndaj komunitetit Ahmadis.

Në një peticion dorëzuar policisë lokale disa javë më parë,
klerikët lokalë paralajmëruan policinë për ‘masa ekstreme’ nëse xhamia nuk do
lirohej nga minoriteti Ahmadis. Peticioni thoshte:“Qadianis (Ahmadis) po
përdorin xhaminë si vendin e tyre të besimit, kjo e paligjshme. Ne ju kërkojmë
që të çlironi xhaminë nga të pafetë dhe të ruani interesat myslimane duke
shpëtuar xhaminë nga këta njerëz. Nëse këto hapa nuk do të ndërmerren në do
jemi të detyruar të marrim masa ekstreme për të zbrazur xhaminë.”

Peticioni I cili u firmos nga mbi shumë se 500 njerëz u
iniciua nga një Kanadez- Pakistanez, Haji Malik Rashid Ahmad, rezident në
Mississauga, Ontario.Ahmad udhëtoi në Pakistan për të dorëzuar peticionin
kundër përdorimit të xhamisë nga Ahmadit. Burimet pretendojnë se rezidenti
Kanadez është një nga agitatorët kryesorë në sulmin kundër xhamisë Chakwal.

Ahmadiyya është një sekt minoritar I Islamit që është
deklaruar jo mysliman nën ligjin Pakistanez. Në 2010, 90 Ahmadi u vranë në një
sulm çift ndaj xhamive Ahmadiyya në Lahore.