Spanjë, shkon në trembëdhjetë numri i viktimave nga stuhia “Gloria”

403
Sigal

Trembëdhjetë viktima janë shënuar katër ditë pasi pjesa lindore e Spanjës u godit nga fatkeqësia natyrore e cila njihet si stuhia ‘Gloria’.

Stuhia ka zgjatur për pesë ditë, e shoqëruar nga erëra të mëdha, dëborë dhe breshër, megjithëse autoritetet e motit thanë që prej të mërkurës, më ‘e keqja’ ka kaluar.

Mediat spanjolle thonë se ‘Gloria’ goditi kryesisht Katalonjën dhe ishujt belerike të Majorkës, Ibizës, Menjorkës dhe Formenterës.

Kryeministri i sapo zgjedhur për herë të dytë i Spanjës, Pedro Sanchez ka vizituar disa nga zonat më të prekura nëpërmjet helikopterit duke takuar dhe grupet e Emergjencave Civile.

Po ashtu stuhia ‘Gloria’ ka shkaktuar dëme të mëdha në bizneset agrokulturore dhe tokat e spanjollëve si dhe ende katër persona nuk po gjenden.