Mutacioni i ri i Covid-19 / Studimi : Masat kufizuese, nuk e ndalin përhapjen

229
Sigal

Një studim i realizuar në shkollën për higjienë dhe mjekësi tropikale në Londër, ka zbuluar se varianti i ri i koronavirusit të zbuluar në Britani të Madhe, është për 56 për qind më infektues dhe shumë më lehtë i transmetueshëm tek të tjerët.

Sipas një ekipi të shkencëtarëve, me këto shifra situata në mënyrë dramatike mund të përkeqësohet me pandeminë e koronavirusit.

Shkencëtarët që qëndrojnë pas këtij studimi kanë njoftuar se masat e kufizimit dhe bllokadat që janë vënë në Britani të Madhe, mund edhe të mos ndalin përhapjen e mëtejme të koronavirusit.

Besohet se varianti i ri i koronavirusit është “përgjegjës” për rritjen enorme të rasteve të reja me COVID-19 në Britani të Madhe.