Fëmija i parë i një presidenti amerikan, Hunter Biden shpallet fajtor dhe rrezikon deri në 25 vite burg

63
Sigal

Hunter Biden, djali i presidentit amerikan Joe Biden, është shpallur fajtor për tre akuza që lidhen me deklarata të rreme dhe armëmbajtje pa leje. Ai është fëmija i parë i një presidenti të SHBA që shpallet fajtor nga gjykatat amerikane.

Hunter Biden u përballë dhe shpall fajtor për tre akuza federale: dy akuza për deklarata të rreme dhe një akuzë për armëmbajtje pa leje.

Akuzat lidhen të gjitha me blerjen prej tij të një revole në një dyqan armësh në Delaëare në tetor 2018, të cilën ai e mbajti për rreth 11 ditë. Dy akuzat e deklaratave të rreme rrjedhin nga pretendimet se ai gënjeu për përdorimin e drogës në një formular federal kur bleu armën.

Në mënyrë të veçantë, prokurorët thanë se ai pretendoi në mënyrë të rreme se ai “nuk ishte përdorues i paligjshëm dhe i varur nga ndonjë drogë narkotike stimuluese” kur bleu një revole Colt Cobra Special.

Akuza e tretë lidhet me armëmbajtjen pa leje, pasi Hunter ka qenë përdorues droge kur mori armën.

Dënimi i Hunter Biden për deklarim të rremë për përdorimin e drogës në një aplikim për licencë për armë dore nuk ka gjasa të ndryshojë drejtimin e fushatës presidenciale ose mënyrën se si votojnë amerikanët në zgjedhjet e nëntorit, teksa emri i babait të tij është sërish në listë.

54 vjeçari tregoi pak emocione nteksa u lexuan vendimet e fajësisë dhe uli sytë përpara me krahët mbledhur, para se të kthehej për të përqafuar disa nga bashkëpunëtorët më të rinj të ekipit të tij ligjor. Hunter Biden përballet me një maksimum prej 25 vitesh burgim pasi u shpall fajtor:

– Dënimi maksimal për deklarim të rremë në blerjen e armës është 10 vjet

– Dënimi maksimal për bërjen e një deklarate të rreme në lidhje me informacionin që kërkohet të mbahet nga tregtari federal i licencuar i armëve të zjarrit është 5 vjet

– Dënimi maksimal për mbajtjen e armës së zjarrit nga një person që është përdorues i paligjshëm ose i varur nga një substancë e kontrolluar është 10 vjet.