Meta: Rezoluta e IDC-CDI me 108 parti rrëzuan farsën elektorale të 11 Majit!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përshëndet dhe deklaron se e mbështet plotësisht Rezolutën “shumë të rëndësishme” të organizatës politike më të madhe në botë, IDC-CDI, ku siç thotë ai, 108 parti rrëzuan farsën elektorale të 11 Majit!

Përshëndes dhe mbështes plotësisht Rezolutën shumë të rëndësishme të organizatës politike më të madhe në botë, IDC-CDI, ku 108 parti rrëzuan farsën elektorale të 11 Majit!

NOA

Këto zgjedhje të kriminalizuara nuk përmbushën asnjë standard ndërkombëtar dhe shkelën dhunshëm kriteret e Kopenhagenit dhe unë e përkrah me vendosmëri vendimin e IDC-CDI për të 4 dënuar manipulimin e procesit zgjedhor përmes kapjes së shtetit dhe bashkëpunimit kriminal në frikësimin e votuesve dhe manipulimin e rezultateve; përndjekjes gjyqësore ndaj liderëve të opozitës; pandëshkueshmërinë institucionale ndaj krimeve zgjedhore.

Vlerësoj lart mesazhet shumë të qarta të IDC-CDI për domosdoshmërinë e zbatimit me urgjencë të rekomandimeve prioritare të OSBE/ODIHR, për ndërprerjen e përndjekjes politike dhe rikthimin e të drejtave të plota për liderët e opozitës, si dhe për krijimin e një qeverie teknike, sipas modelit të Maqedonisë së Veriut, për të mbikqyrur reformat drejt BE-së dhe për të përgatitur zgjedhje të reja.

Pa garantuar votën e lirë, themelin e demokracisë dhe shtetit ligjor, nuk mund të ketë kurrë integrim të Shqipërisë në familjen europiane!