Nga Robert Kore, Kanada
Të nderuar enveristë kudo ku ndodheni, që nga Amerika, Kanadaja, Europa apo në Shqipëri që nga Vermoshi në Konispol.
Mbas 35 vjet kapitalizëm, duhet ta kishit mësuar tashmë se roli i opozitës në një vend demokratik është të merret dhe të bëjë publike VETËM gabimet e qeverisë.
Po e përsëris, opozita merret VETËM dhe VETËM me gabimet e qeverisë.
Enveristë trima dhe patriot!
Mos prisni që në një vend demokratik, opozita të thotë fjalë të mira për qeverinë, futeni në tru njëherë e mirë që periudha e “Zërit të Popullit” ku populli lëvdonte qeverinë, ka mbaruar.
Kapitalizmi përparon vetëm nëpërmjet oponencës së fortë ndaj qeverisë.
Fjalët e mira për qeverinë janë veçori e regjimeve diktatoriale.
Mos kërkoni nga opozita shqiptare që të thotë një fjalë të mirë për qeverinë, sepse sipas jush kjo qeveri ka arritur suksese të mëdha.
Përkundrazi, opozita shqiptare duhet kritikuar jo sepse ajo nuk thotë një fjalë të mirë për qeverinë, po për faktin se ajo nuk vepron në mënyrë më agresive ndaj qeverisë së krimit dhe të Mafies.
Sa për kujtesë km i vendit ka paguar Mafien ndërkombëtare (McGonigal) për të shkatërruar opozitën.
Po për kujtesë, kjo qeveri ka një zv/km të arratisur për ti shpëtuar burgut, ka ministra të brendshëm në burg, sepse janë të lidhur me krimin, ka disa ministra të tjerë të burgosur, ka disa ministra të tjerë super të korruptuar me aktivitet kriminal brenda dhe jashtë vendit, të cilët duhet të ishin në burg, ka në burg disa kryetarë bashkish e drejtorë të ndryshëm për korrupsion masiv.
Për punën e keqe të kësaj qeverie dhe për vrasjen e shpresës, rinia po largohet masivisht nga vendi.
Ky është rast unikal në botë që një qeveri e tillë, zgjidhet për të 4 herë.
Të nderuar enveristë pro-amerikanë!
Amerika që është vendi më i fuqishëm i botës dhe me një demokraci të konsoliduar, ka një opozitë, e cila e kritikon Amerikën si një vend jo demokratik, si një vend racist, si një vend ku shkelen të drejtat e njeriut, si një vend oligarkik, etj etj.
Po kështu vepron Kanadaja dhe Europa.
Duhet ta kishit kuptuar tashmë të nderuar enveristë, që kur thuhen të tilla kritika për Amerikën dhe Europën, çfarë mund të thuhet për qeveritë shqiptare.
Si konkluzion:
Të nderuar enveristë, jeni ju pa është Edi Rama. Dhe jo sepse kjo qeveri punon aq mirë, sa duhet të thotë fjalë të mira edhe opozita.





















