Një nga më të mirët kundër Serbisë, Hysaj: Ndeshje pozitive!

FIFA World Cup 2026 UEFA 2026 European Qualifier match between Albania and Serbia at Air Albania Stadium on June 07, 2025 in Tirana, Albania. (Photo by Starsport.rs)

Mbrojtësi i kombëtares, Elseid Hysaj ishte një nga më të mirët në fushë, në barazimin pa gola ndaj Serbisë. Pas sfidës, mbrojtësi kuqezi Hysaj bëri analizën e tij.

“Luajtëm një ndeshje shumë të bukur. Mungoi vetëm goli që nuk erdhi, por kur nuk bën golin e rëndësishëm është që nuk pëson. Mund të kishim bërë më shumë. Me pak eksperiencë kemi mësuar momentet kur duhet të sulmojmë.

Sigal

Te pjesa e penalltisë pashë hapësira dhe sulmova. Nëse do ishte shënuar gol do ishte më mirë, por ndodhin këto në futboll. Çdokush mund të gabojë në futboll. Duhet të jemi të qetë, do na vijnë edhe raste të tjera”, u shpreh Hysaj.