Kristian Panuçi kërkon vetëm një miqësore, FSHF-ja gjen kundërshtarin e 13 nëntorit

578
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë një ndeshje miqësore ndaj Turqisë më datë 13 nëntor. FSHF-ja ka njoftuar se është arritur marrëveshja mes dy federatave për takimin i cili do të luhet në Antalja.
Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, trajneri Kristian Panuçi ka kërkuar vetëm një ndeshje miqësore në muajin nëntor ndaj i vetmi kundërshtar do të jetë Turqia.
Një kërkesë e çuditshme kjo e Panuçit duke qenë se çdo trajner dëshiron të ketë sa më shumë mundësi për të provuar lojtarët në kushte loje në mënyrë që të bëjë zgjedhjet më të sakta në takimet zyrtare.
Sigal