Moisi Dalipi: Qeveria me “fjalën” e mirë dhe “topin” në trastë

153
Sigal

Tashmë është fakt, se kështu është duke vepruar qeveria në lidhje me sportin. Dhe më e theksuar është bërë kjo në këto vitet e fundit, ku sa herë që ndodh që sporti kërkon ti plotësohet diçka legjitime, nga shteti fjalët e mira se, “do ta bëjmë patjetër, sepse sportin e kemi prioritet të programit tonë të qeverisjes”,nuk mungojnë të thuhen me shumicë premtime e përbetime, sikur gjithëçka do zgjidhet shumë shpejt, por në fakt ndodh krejt ndryshe. Kështu pra, ajo shprehja e urtë popullore që thotë: “Fjalë e mirë dhe guri në trastë” duket shumë qartë se është zëvendësuar me togfjalëshin “fjalë e mirë dhe topi në trastë”. Për të qenë më të qartë, le ti referohemi akuzave të drejtëpërdrejta që bëri pak ditë më parë presidenti FSHF-së, zoti Armand Duka në fjalën përshëndetëse që mbajti në Asamblenë e Jashtëzakonshme të futbollit ku u shreh: “Mënyra shtetërore e drejtimit të sportit është e turpshme dhe më e turpshmja e 30 viteve të fundit i Ministrisë Arsimit dhe Sportit dhe Qeverisë Rama e theu rekordin e MASR-së të asaj paraardhëse, me dy gërma më pak e shumë kilometra diferentizëm më shumë”. Një akuzë e fortë kjo, që vjen nga numri një i futbollit shqiptar, por që ka mbetur pa përgjigjen e duhur nga Ministria, e cila me heshtjen që po tregon, duket se ka pranuar indiferentizmin e saj ndaj sportit. Pak fjalë janë thënë në formë batutash, pak ditë më vonë pas këtyre akuzave nga zëvendëskryeministri Braçe, por që nuk duhen marrë shumë në kosideratë dhe me seriozitetin e duhur, sepse tashmë dihet nga të gjithë që “lufta e ftohtë “Brace –Duka”, ka disa vite që zhvillohet në distancë me replika dhe kundra replika.

 

Asambela e Përgjithshme e jashtëzakonshme e Federatës Shqiptare të Futbollit mes gjithë vendimeve të marra, ka qenë rasti për t’i kujtuar Qeverisë, injorimin dredharak që u bëri kërkesave të Ligës së Futbollit, duke i bërë të ndërprisnin bojkotin me premtimin se kërkesat e tyre do të plotësoheshin menjëherë, gjë që në fakt nuk ka ndodhur: “FSHF ka bërë detyrën ndaj familjes së futbollit sa i takon bojkotit. Kemi marrë një premtim pozitiv nga Qeveria. E deklaroj publikisht se miratimi i Ligjit të Sponsorizimeve, sipas propozimit tonë do bëjë të funksionojë sportin dhe do hapë faqe të re për këtë. Në pak vjet sporti do kthehet në ekonomi të fortë që gjeneron të ardhura dhe jo në një lypsar të rëndomtë, që shtrin dorën për të mbijetuar”, shpjegoi Duka, që rriti dozën e sulmit, por dhe duke sqaruar se:“Nuk kërkojmë lëmoshë, por atë që na takon, ne dhe gjithë fëmijëve në Shqipëri. Futbolli kontribuon me rreth 45 milionë euro në ekonomi”. Pas kësaj ekspozeje me ngarkesa dhe akuza, nuk është e vështirë të kuptohet qartë fare se në qendër të saj është e shenjestruar MASR, e cila ka disa vite që vetëm në logon e emërtëses saj ka dhe dhe sporti, por në fakt asgjë nuk ka bërë dhe nuk po bën për t’i shërbyer sado pak atij. Jo shumë larg, por pak ditë më pare, presidenti Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, zoti Flobens Dilaveri, e ka thënë shumë qartë se “tek kjo Ministri që ka në organikë të saj dhe zëvendësministër për sportin, nuk ka një drejtori përkatëse për problemet e sportit, por janë vetëm disa persona rrogëtar dhe asgjë më shumë”.

Dhe sipas presidentit Dilaveri, mosegzistenca e kësaj Ministrie shihet qartë dhe kur Shqipëria mori për herë të parë një medalje europiane në gjimnastikë, në kalin me doreza, kur në podiumin e kampionatit të mbajtur në Turqi u ngjit sportisti rus Matvei Petrov, i cili garoi me flamurin kuqezi dhe askush nuk MASR nuk ka ndenjuar të thotë qoftë edhe një fjalë të mirë, të cilën e kanë dhe si zanat të traditës tyre dhe jo më të zbatojnë detyrën ligjore që kanë për raste të tilla, në drejtim të shpërblimeve financiare. Ndoshta xhelozia, por dhe turpësia që kanë marrë pas arritjes të këtij suksesi nga gjimnasti me nënshtetësi shqiptare, rusi Petrov, ju ka mbyllur gojën të gjithë atyre që mburren dhe ligjërojnë çdo ditë për sportin dhe në fakt bëjën të kundërtën. Por kjo Ministri që kur vjen puna për të bërë analiza dhe show për sportin është në parararojë, kur në fakt nuk ju dëgjua fare zëri në muajt e karatinës nga Covid -19, se përse sporti nuk u subvencionua nga shteti, si shumë degë të ndryshme të ekonomisë dhe jetës shoqërore. Edhe ato pak donacione që shpërndau F.SH.F për klubet dhe futbollistët, ishin mbështjetje finaciare e siguruar nga vetë ky istitucion në “shtëpinë” e futbollit evropian. Po kështu, qëndrimi indiferent i kësaj Ministrie, që përfaqëson dhe Qeverinë, ka qenë kur Liga e Futbollit bojkotoi për rreth dy muaj fillimin e kampionatit të futbollit për sezonin 2020-2021. Në asnjë rast nuk u tha se përse më 9 mars të vitit 2019, në një takim të kryeministrit me njerëzit e sportit u premtua zgjidhja e 12 kërkesave të bëra nga ana e tyre. Por ishte pikërisht ajo se ishte ajo mënyrë e përdorur dhe më parë se duke vepruar me “fjalë të mira me topin në trastë”,do të kalohej lehtë kjo situatë. Pas bojkotimit dhe shumë negociatave midis përfaqësusëve të Qeverisë me Ligën e Futbollit, ku doli si garant dhe vetë kryeministri, gjithçka u shua dhe kërkesat u reduktuan në vetëm në katër. Por deri tani nuk dihet asgjë se çfarë po bëhet për miratimin e e Ligjit, ku si pjesë e paketës janë dhe këto katër kërkesat e dakodësuara midis palëve. Për këtë problem nuk ka trasparencë, ndaj askush nuk di të thotë më shumë se kur do të miratohet, cila janë efektet e tij për sportin, si dhe sa e mbështet kjo paketë e premtuar zhvillimet cilësore që ju duhen shumë njerzëve të sportit. Shpesh dëgjohet si një ankesë mos mbështetja nga Qeveria e projektit të përbashkët me F.SH.F, për ndërtimin e 100 fushave të reja futbolli. Edhe pse nga institucioni i futbollit është shprehur se do vazhdojë, nga ana e saj ndërtimi i 50 fushave të reja të futbollit, nga ana e perfaqësuesvë qeveritarë nuk ka asnjë reagim. E vetmja “cicërimë” është dëgjuar të thuhet nga ana e tyre se: “ne kemi ndërtuar stadiumin “Elbasan Arena”, “Loro Boriçi” dhe atë “Aier Albania”, si dhe kemi në proces stadiumin e Kukësit”. Por duhet panuar se në asnjë rast nuk janë bërë transparente fondet finaciare që janë përdorur në këto objekte dhe cila është cilësia e punimeve te kryera. Por jo vetëm kaq, sepse loja e ndërtimit të stadiumeve ka joshur aq shumë pushtetet vendore,me kërkesa për këto lloj investimesh, edhe pse nuk kemi nivele të tilla të zhvillimit të sportit, sa që e dëgjojmë shpesh shprehjen “na duhet stadium i ri”. Dhe premtimet janë bërë për qytetet Fier dhe Vlorë, por që me sa duket janë harruar, edhe pse janë thënë zyrtarisht nga kreu i shtetit, Rama.  Fakt tjetër është dhe qëndrimi saj aspak me autoritetin ministror për krizën më shumë se një vit që ka kapur Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar. Siç dihet, ky institucion sporti po përjeton ditët më të vështitra të tij dhe askush nuk po ndërmerr asnjë veprim, qoftë dhe institucional për ta kthyer atë në rolin e tij në shërbim të sportit. Në ditët e fundit rreth kësaj çështje, që nuk po merr ende zgjidhje, nga persona që kanë lidhje me politikën dhe partinë- shtet që qeveris Shqipërinë, po lakmojnë dhe bëjnë përpjekje për të marrë me çdo kusht dhe të gjitha mënyrat, vendin e presidentit të KOKSH-it. Dhe të gjitha këto bëhen  edhe në emër të qeverisë dhe atyre që kur vjen rradha për fjalë të mira, për të treguar ato “suksese” që ka arritur sporti, kanë pjesën e tyre të punës, nuk njohin as kufi dhe as një limit, kurse për të marrë përgjegjësitë për ato që premtohen dhe nuk realizohen, shmangin veten dhe të gjithë “brigadën” e tyre të propogadës. Më flagrant dhe i papranushëm është qëndrimi që mbahet  nga ky dikaster indiferent për moskthimin në garë, sipas protokollit santitar të Covid -19, për sportin e basketbollit dhe volejbollit. Disa herë janë bërë kërkesa dhe shkresa nga drejtuesit e federatave përkatëse në drejtim të Komitetit Teknik pranë Ministrisë Shëndetësisë, ku nuk kanë mungur dhe premtimet, por dikush nuk ka ndenjuar të kthejë as përgjigje zyrtare dhe jo të ketë marrë në konsideratë këto kërkesa, si dhe masat që ata propozojnë për të zbatuar.

 

Dhe sportet e basketbollit dhe volejbollit, por jo vetëm ato,që kanë më shumë se 10 muaj që janë larguar nga gara dhe kampionatet, po ndiejnë pasojat ndaj cilësisë sportive. Këto fenomene kanë filluar të shfaqen me të gjitha anët e tyre negative tek skuadrat dhe sportistët. Një veprim i tillë aspak dashamirës ndaj basketbollit dhe volejbollit ka brenda tij indiferentizmin shtetëror që nuk merr parasysh vlerat që ka dhe transmeton sporti në këtë rast. Të gjithë kur vjen puna për ta pranuar se ky qëndrim është gabuar të japin të drejtë, ndërsa kur vjen rradha për të vepruar, harrojnë çfarë kanë thënë dhe si e kanë thënë. Një absurditet i tipit të sportit shqiptar ky, sepse në të gjitha vendet, Maqedoninë e Veriut, Greqi, Itali, Mal të Zi dhe Kosovë, kampionatet e basketbollit dhe volejbollit po zhvillohen në masa të forta, të cilat shumë mire dhe pa  vështirësi mund të zbatohen dhe në Shqipëri. Dikush  që kërkon të bëjë dhe detyrën e mjekut dhe atë të sportistit në këto ditë të vëshitra, që po kalon sporti shqiptar, nuk beson tek ta që e duan sportin dhe pa duartrokitjet dhe entuziazmin e e tifozëve të tyre. Çdo ditë baskebollist dhe volejbollist nga kampionati shqiptar po largohen drejt Kosovës dhe vendeve të tjera për të ushtruar basketbollin dhe volejbollin e tyre. Ky “shtegëtim” i detyruar nga këta sportist cilësor, shpesh herë motivohen nga qëndrimet aspak dashamirëse të atyre që sportin e kanë si një fasadë ku kërkojnë të fshehin punën e tyre aspak profesionale. Dhe në këtë rast të gjitha këto kanë ndikuar dhe do të ndikojën në pjesmarrjen në garat dhe eventet ndërkombëtare. Të paktën në ato pak evente evropiane të këtyre dy lloj sporteve ku kanë marrë pjesë ekipet tona përfaqësuese, ose dhe ato të klubeve tona më të mira, cilësia ka lënë për të dëshiruar. Arsyeja tashmë dihet, që nuk është mungesa e dëshirës, por mungesa e garës dhe kampionatit që sjell këtë cilësi aspak të pranueshme. Por vazhdimi i moszhvillimit të garës dhe kampionateve, do të sjellë një rrënim edhe më të madh të sportit në të ardhmen. Ndaj, sa nuk është vonë që duhet vepruar ndryshe, me synimin që sporti t’i kthehet garës, siç po veprojnë dhe vendet e tjera evropiane. Kështu pra, edhe sportit i duhet veprim, mbështetje dhe zgjidhje të mira nga qeveria dhe shteti dhe jo me mënyrën “me fjalën e mirë, dhe topin në trastë”.