KOMBËTARJA/ Flet për “Telegraf” Perlat Musta: Duhen gjashtë pikë, ndryshe “hedhim në erë” synimet

89

KOMBËTARJA/ Flet për “Telegraf” Perlat Musta, ish-portieri dhe kapiteni kuqezi

Sigal

 

Nga Agron Kaja

“Unë do të thoja se ne jemi një nga tre ekipet, që do pretendojnë: Çekia, Polonia dhe Shqipëria. Dhe mendoj se do të kualifikohet ai ekip që do të gabojë më pak në ndeshjet mes njeri-tjetrit, ne me Çekinë e Poloninë dhe ato mes tyre”

Si një ish-portier dhe kapiten i Kombëtares, si ndjeheni kur ju pyesin për skuadrën kuqezi sot?

Është normale që të ndjehesh me emocion, sepse është një kohë shumë e bukur, që nuk kthehet më, dhe brenda saj ka aq shumë kujtime e mbresa sa të bëjnë nostalgjik kur mundohesh t’i kujtosh.

Ju keni rreth 30 vite i larguar nga Kombëtarja? Sa e ndiqni ritmikën e zhvillimeve të saj?

Unë kam luajtur 23 ndeshje me ekipin Kombëtar, e fundit në vitin 1994. Për çdo futbollist që i ka përjetuar emocionet që të jep fanela e Kombëtares, gjithë jetën kështu do të jetë. Ndaj edhe e ndjek në çdo ndeshje që luan.

Vetëm një ndeshje në grupin E të Europianit, çfarë prisni me Silvinjon në drejtimin e Kombëtares?

Unë do të thoja se ne jemi një nga tre ekipet që do pretendojnë: Çekia, Polonia dhe Shqipëria. Dhe mendoj se do të kualifikohet ai ekip që do të gabojë më pak në ndeshjet mes njeri-tjetrit, ne me Çekinë e Poloninë dhe ato mes tyre.

Jemi në prag të ndeshjes së dytë për Euro 2024, si ju duket Shqipëria e fundit në Grupin E?

Më duket një renditje e pamerituar, por një ndeshje kemi luajtur dhe kjo është  momentale. Mendoj se kjo renditje nuk ka rëndësi për moralin dhe ecurinë e skuadrës, përkundrazi, e mendoj se do jetë një reflektim për gjithë Europianin.

Dy ndeshjet e rradhës janë me Moldavinë në Tiranë dhe me Ishujt Faroe në transfertë, si i shikoni këto sfida?

Absolutisht që duhen fituar të dyja, nëse duam që të kualifikohemi. Ndryshe do jetë gabim fatal që nuk të jep kohë për të rikuperuar. Llogaria është fitojmë me polakët e marrim pikë në Çeki, me të voglat duhet të luajmë vetëm për fitore.

Trajneri ka grumbulluar edhe disa lojtarë të “harruar”, por edhe të rinj, mendoni se do kemi kompaktësimin e duhur për dy sfidat e radhës?

Duke mos qenë në bredësi të situatës, por edhe të zhvillimeve brenda stafit teknik e përzgjedhës, them se ata që i kanë seleksionuar kanë qenë më afër. Sepse në bazë të përzgjedhjeve do jetë rezultati. Përzgjedhja është risku i stafit drejtues.

Si e shikon situatën e portierëve të Kombëtares, të cilët thuajse nuk janë aktivizuar në skuadrat ku luajnë?

E njëjta situatë ishte me portierët e Kombëtares sonë edhe në ndeshjen e parë me Poloninë. Por mendoj se eksperienca e Strakoshës, apo edhe e Berishës, do bëjë më të mirën. Gjithsesi, minus është kur luan në kampionat, aty shkarkohen emocionet.

Nëse Kombëtarja i merr gjashtë pikët në dy ndeshje, hyjmë te skuadra pretendente e grupit?

Patjetër që po. Të marrim gjashtë pikët e plota me këto dy skuadra, barazojmë me Çekinë dhe marrim pikë të tjera me Poloninë. Por duhet ta vlerësojmë shumë Moldavinë që të marrim pikët maksimale, të mos na ndodhë si shtatë vite më parë.

Ku e mendoni Kombëtaren tonë më 20 nëntor 2023, kur dhe e mbyllim Euro 2024 me Ishujt Faroe?

Kjo është një rrugë e gjatë, sepse kemi luajtur vetëm një ndeshje dhe do të luajmë shtatë të tjera. Pra, janë edhe 21 pikë në lojë për ne dhe në bazë të këtyre parashikimeve, apo dëshirave që unë shpreha, nuk do ta kemi problem.

EURO 2024

Ndeshjet-Grupi E

Datë 24 mars 2023

Rep. Çeke-Poloni                    3-1

Moldavi-Ishujt Faroe  1-1

Datë 27 mars 2023

Poloni-Shqipëri                       1-0

Moldavi-Rep. Çeke     1-1

Renditja

Skuadrat                    Nd       Pikë

1.Rep. Çeke                2          4

2.Polonia                     2          3

3.Moldavia                  2          2

4.Ishujt Faroe  1          1

5.Shqipëria                  1          0

 

Ndeshjet e radhës

Datë 17 qershor 2023

Shqipëri-Moldavi                    20:45

Ishujt Faroe-Rep. Çeke           20:45

Datë 20 qershor 2023

Ishujt Faroe-Shqipëri   20:45

Moldavi-Poloni                       20:45

 

Ndeshjet e Shqipërisë

Datë 7 shtator 2023

Rep. Çeke-Shqipëri     20:45

Datë 10 shtator 2023

Shqipëri-Poloni                       20:45

Datë 12 tetor 2023

Shqipëri-Rep. Çeke     20:45

Datë 17 nëntor 2023

Moldavi-Shqipëri                    20:45

Datë 20 nëntor 2023

Shqipëri-Ishujt Faroe  20:45

 

Qershori, muaj i “errët” për Kombëtaren



Është bërë si e detyrueshme që edhe stina se kur luhen ndeshjet të krahasohet historikisht, këtë herë për Kombëtaren. Skuadra kuqezi ka një bilanc negativ me ndeshjet që ka luajtur në këtë muaj. Nisur që nga viti 1947, Bullgari-Shqipëri 2-0, e deri në vitin 2022, Shqipëri-Estoni 0-0, skuadra jonë ka luajtur 44 ndeshje, me 10  Fitore, 8 Barazime dhe 26 Humbje dhe me Golavarazhin negativ 38-60. Pas këtij bilanci negativ, ndoshta muaji qershor 2023 mund të jetë me kurs ndryshe, për të regjistruar dy fitore rresht.

PROFIL/ Pas përvojave në Greqi, Amerikë, Angli dhe Uells, 24 vjeçari shqiptar vjen me pretendime në Tiranë

Specialistët me syrin e “gjahtarit”

Në stërvitjen e kësaj mesjave të portierit Elgi Fajzo, në këndin e fushës u shfaqën për gati një orë dy menaxherë shqiptarë dhe një specialist futbolli. Duke ja u “vjedhur” nga larg mendimin, specialist i futbollit e quajti një talent, që i duhet Superiores shqiptare. Pa u njohur me të, por si një shikues i thjeshtë, ai pohoi se me parametrat e formën që tregon gjatë kësaj seance stërvitore “… Pa frikë, unë do ta futja titullar në portë me çdo skuadër në Abissnet Superiore…”. Me këto konsiderata teknike e profesionale, syri i “gjahtarit” ndoshta e ka piketuar skuadrën se ku do të përfshihet ky talent i portës së futbollit.

 

Trajneri optimist për formën

Emanuel Egbo është një nga portierët më të njohur në futbollin shqiptar të dy dekadave të fundit. Madje, pas largimit nga fusha si lojtar, ai ka qenë edhe trajner i skuadrës së Tiranës, me të cilën luajti disa vite dhe fitoi disa trofe. Tashmë në rolin e një përgatitësi të portierëve, Egbo e quan Elgi Fejzon si një nga talentet e portës, që nuk duhet t’i mungojë futbollit shqiptar. Fjalëpak e punëshumë, tekniku gjatë seancës stërvitore komunikon me portierin jo gjithmonë i “kënaqur”, sepse e shikon që forma e mirë nuk duhet që ta dobësojë psikologjikisht. Në dy orë përgatitje, tekniku nigerian nxorri në pah vlerat e talentit të Elgi Fejzo.

 

Një “gjigant” për portën, Elgi Fejzo në “katedrën” e Egbo

Nga Agron Kaja

“Në raport me kohën kur nisa përgatitjet e deri më sot, forma ime është optimale për t’u vendosur mes dy shtyllave të portës. Çdo skuadër në Superiore do t’i plotësonte synimet e afërta për mua”

Historia e 24 vjeçarit shqiptar që ka shëtitur në katërkëndoret e Greqisë, Amerikës, Anglisë dhe Uellsit, sot ka sjellë fokusin e saj në elitën e futbollit shqiptar. Ka gati pesë muaj që Elgi Fejzo përgatitet nga një “stekë e vjetër” e portës në Shqipëri, Emanuel Egbo. Pas ndërprerjes rreth dy vjeçare për shkak të pandemisë, Fjezo ka ardhur në Shqipëri me mendimin e dëshirën që të jetë pjesë e elitës në futbollin shqiptar, duke e nisur nga trajningu, për t’u përshtatur më mirë me futbollin shqiptar. Gjatë një bisede për gazetën “Telegraf”, ai tregoi pasionin dhe dëshirën e tij që karrierën ta vazhdojë në vendlindjen e tij. “Unë jam shqiptar dhe e shoh se futbolli këtu në Shqipëri ka ecur shumë para. Kam luajtur në disa shtete, në kategori profesioniste dhe amatore, por edhe këtu duket se profesionizmi ka nisur të zhvillohet mirë. Ndaj dhe e pashë të arsyeshme që karrierën time ta zhvilloj këtu, me mendimin e dëshirën që të jem pjesë e ndonjë skuadre të elites. Edhe trajneri, por edhe vetë e shoh se jam i gatshmë që të filloj përgatitje me grup, e shpresoj që shpejt të bëhem pjesë e ndonjë skuadre këtu në Shqipëri”, kështu e nisi bisedën porieri Elgi Fejzo, i cili më pas tregon edhe për përvojën e re në trajnimin e Emanuel Egbo, një nga portierët më të shquar në futbollin shqiptar të 20 viteve të fundit. “Duke qenë se kisha rreth dy vite pa u përgatitur, sepse pandemia bëri të vetën, kam gati gjashtë muaj që jam në Shqipëri dhe po trajnohem nga profesor Egbo (Emanuel). Kam punuar me trajnerë të portierëve të njohur në Greqi dhe Angli, por këtu e shoh se Egbo ka shkallë të mirë trajningu për portierët. Tashmë e ndjej veten të gatshëm, sepse shoh që në raport me kohën kur nisa në fillimin e këtij viti, e deri më sot, forma ime është optimale për t’u vendosur mes dy shtyllave të portës”. Po ku synon portieri Fejzo që të “ankorohet” për sezonin e ri? Një emër të veçantë skuadre ai nuk e ka, por duke treguar se është vëzhguar nga disa menaxherë skuadrash të Superiores, prej tij pretendimet për skuadër nuk ekzistojnë. “Çdo skuadër në Superiore do t’i plotësonte synimet e afërta për mua. Nga Egbo më është bërë e qartë se jam i gatshëm që të aktivizohem normalisht, e këtë ai ua ka thënë edhe disa menaxherëve apo vëzhguesave që më kanë parë gjatë përgatitjeve që kam bërë në këto muaj. Unë them se jam gati, besoj se skuadra do jetë e afërt”. Tashmë që edhe futbolli ka hyrë në fillimet e merkatos së verës, edhe ky porter pritet që të jetë “gjahu” në syrin e menaxherëve e specialistëve në futbollin shqiptar.

SEZONI 2023-2024

 

ABISSNET SUPERIORE

Skuadrat pjesëmarrëse

1.Partizani       (Tiranë)

2.Tirana           (Tiranë)

3.Egnatia         (Rrogozhinë)

4.Vllaznia        (Shkodër)

5.Laçi  (Laç)

6.Teuta            (Durrës)

7.Kukësi          (Kukës)

8.Erzeni           (Shijak)

9.Skënderbeu (Korçë)

10.Dinamo      (Tiranë)

KATEGORIA E PARË

Skuadrat pjesëmarrëse

1.Flamurtari     (Vlorë)

2.Tomori          (Berat)

3.Korabi          (Peshkopi)

4.Luzi 2008     (Luz)

5.Apolonia      (Fier)

6.Besa (Kavajë)

7.Lushnja        (Lushnje)

8.Burreli          (Burrel)

9.Bylis (Ballsh)

10.Kastrioti     (Krujë)

11.Vora           (Vorë)

12.AF Elbasani (Elbasan)

 

LIGA E KAMPIONËVE

Finale italo-angleze, e pesta në histori

Sonte në mbrëmje, në stadiumin Olimpik “Ataturk” të Stambollit, në ora 21:00 do të luhet ndeshja finale e Ligës së Kampioneve, Mançester Siti-Inter. Të dyja skuadrat vijnë me ambicien e fitores, ndërkohë që historia flet për epërsi për italiant nëë katër finalet e luajtura më parë italo-angleze. Kështu, në vitin 1984 ishte Liverpuli që, pas barazimit 1-1 me Romën, fitoi me penallti 4-2. Ndërsa në vitin 1985, Juventusi fitoi 1-0 ndaj Liverpulit, për të ardhur në vitin 2005 te parballja e tretë italo-angleze. Milan “hakmerret” ndaj Liverpulit duke fituar 2-1, dhe finalja e katërt është luajtur në vitin 2007 në Athinë, Milan-Liverpul 2-1. Italianët janë në avantazhin e fitoreve 3-1.