Mançester Junajtid thyen Liverpulin pas 3 vitesh dhe kalon në raundin tjetër

171
Sigal

Mançester Junajtid eliminon nga Kupa e Mbretëreshës (FA Cup) Liverpulin. “Djajtë e Kuq” triumfuan në një sfidë spektakolare në “Old Trafford” me rezultatin 3-2. Grinvud, Rashford dhe Bruno Fernandes bënë të pavlefshëm dopietën e Mohamed Salah.

Sfida nisi mjaft mirë për kampionët në fuqi të Anglisë teksa egjiptiani Salah zhbllokoi sfidën ne minutën e 18-të. 8 minuta më pas, Mejsën Grinvud barazoi rezultatin. Kaq për pjesën e parë.

45 minutat e dyta prodhuan akomë më tepër emocione. “Djajtë e Kuq” morën avantazhin e ndeshejs 3 minuta nga fillimi i pjesës së dytë. Sulmuesi Markus Rashford ndërroi vendin me shokun e skuadrës Grinvud teksa ktheu në golin asistin e këtij të fundit. Megjithatë, Liverpuli u kundërpërgjigj me një aksion klasi. Salah finalizoi me gol kombinimin e bukur të shokëve të ekipit.

Por, portugezi i skuadrës së Ole Gunar Solskjaerit, Bruno Fernandes, i solli gëzimin e shumëpritur ekipit duke shënuar nga goditja e dënimit në minutën e 78-të dhe deri në fund të sfidës, rezultati nuk ndryshoi.

Në këtë mënyrë, Mançester Junajtid kualifikohet për në raundin e 1/8-ave të FA Cup, ndërsa Liverpuli duhet të përqëndrohet te kampionati dhe Liga e Kampioneve.

Kujtojmë që një javë më parë të dyja ekipet u ballafaquan në “Anfield Road” në kampionat, sfidë që përfundoi me shifrat 0-0. Kjo është fitorja e parë Mançester Junajtid kundër Liverpulit pas gati 3 vitesh.