Sazan Guri: Kalendarët sot- vazhdues të atyre pellazgë

535
Sigal

Ky popull ka pasë qenë i orientuar me kalendar, qysh në kohët e para të lashtësisë

Dihet që njeriut prej kohësh i është dashur të orientohet me ditët e caktuara të vitit apo të motmoteve, apo me fillimin e hënzës së plotë e atë të mangët, deri në atë ndikimeve të planetëve. Ndaj dhe më parë se të ndërtonte marrëveshjet njerëzore me motet, kohën, muajt, javën, ditën, etj, ai studioi për mijëvjeçarë sistemin tonë diellor dhe jo vetëm, për ata që besojnë në evoluimin shkencor, por, ndoshta dhe i erdhi për pak vite, i gatshëm nga njerëz jo tokësorë për ata që besojnë në ufo-t. Rezultantia ishte, se njeriu qysh në vitet 6000-5000 para krishtit kishte një sistem matës të kohës tepër të saktë, e quajtur ndryshe kalendar, (me anë të shqipes shpjegohet edhe etimologjia e saj, si kohë e lindur), ku viti ndahej në 12 muaj, muaji në javë me 7 ditë 24 orëshe, ku gjithçka përcaktohej perfektazi në kohë e në hapësirë dhe në emertime, sikundër pothuaj ashtu si thirren edhe sot. Kësisoj, u përcaktuan planetët dhe jo pak 11 prej tyre, dhe të 12-tin e kanë lënë të nënkuptohej, (Ylli Sirius), ku shkenca po rreket aq shumë sot. Pse 12 planetë shëtitës rreth diellit ose anëtarë të sistemit tonë diellor, pse 12 muaj, pse 12 orë, pse 12 shenja të zodiakut, pse 12 anëtarë të familjes magjike të Krishtit, pse 12 dishepuj të Muhametit, pse dyzinë kompletesh, pse ky numër 12 magjik, dhe 13-ta numër ters, kjo kërkon shpjegimin e saj sa mistik, sa shkencor, sa fetar, por mbi të gjitha kërkon një nge tjetër. Sikundër dhe shtata që përbën një numër tjetër magjik, si shtatë mrekulli, çerek cikli hënor, 7 ditë jave, ku njeriu i at’hershëm iu gjeti edhe emrat përkatës për nder të planetëve, që ndikonin në jetën e përditëshme, si dhe në shëndetin mjedisor dhe atë njerëzor. Si për çudi, ky dokumentim i parë, neve sot na vjen sipas dy mënyrave. Ose nga ndërtimi i shkallëve dhe hieroglifeve nëpër piramida, ose sipas shkrimeve të tipit kuiniform nëpër gurët e lënë si testament nga S(h)umerët e Babilonisë ose sipas gjuhës së kënduar e të përcjellë në mijëvjeçare të Shqipes.

Dihet se ditët e javës kanë pasë filluar me atë të më të madhit të të mëdhenjëve, pra ati i tyre, ose Shën ati –Saturni-e shtuna, për të kaluar tek mishërimi i planetit qendër, i Diellit – e diela,(që lidhet me shqipen dije, dritë, djalë, ditë, del), kollaj fare i lihet vendi planetit satelit që ndikon më shumë në jetën në tokë, kuptohet Hana-e han, e hëna(që lidhet me shqipen si diçka që hahet), për të vajtur te planeti pas saj Mars-e marta, (që lidhet me shqipen si një planet me shtrëngata, si i marrrë), për të kaluar te planeti tjetër Merkuri–e merkurë. Deri këtu, kalendarët pellazg, ilir apo shqiptar ranë dakord ose dhanë e morën me kalendarët e shoqërive të civilizuara, duke mbajtur emra të përbashkët për pesë ditë e sipërmendura të javës. Ndërkohë, si mësuesi me nxënësin spurdhjak që pas disa mësimeve i duket vetja i ditur, mbajti për vete, me emrat e parahistorisë njerëzore dy ditë të javës, si ditën e zjarrit, e anjit-e entur, e enjte, dhe ditën e premte, venera për vendra, (e bukur si venera, shën e vertë) më vonë e premta. Pra, është i vetmi popull, që i thërret ata, një pas një, si 6500 vjet më parë, kur kombet e tjera përreth e anembanë i thërrasin ditët e javës sipas numrave rreshtor.

Por, jo vetëm kaq. Edhe muajt, ky popull, sidomos ai gegë, i ka pasë thirë me emër, sikundër edhe sot,si p.sh. Mars-m(b)ar, me të cilin fillonte viti i pellazgëve, ilirëve apo shqiptarëve për të uruar mbarësi (të qoftë udha e m(b)ar-mar); Prill – që viti të prij-ë me ushure, sepse hapet dita; Maj-sepse është muaj i madh me ditë, me dritë, Qershor-sepse lidhet me vjeljen e qershisë ose kur bie shi, Korrik – sepse korr drithra, Gusht-zagushi, gunë, ngushtohet dita-ngusht, Shtator, tetor- vjeshta e parë, e dytë ose vjelja e parë, e dytë, Nëntori-thiresh brumeri, për shkak të brymës, brumës që është fjalë tipike shqipe, Dhjetori- quhesh dimën-ditë të mënuara, ditë të zemëruara, të mërdhira, dhe kur u thir sipas kalendarit gregorian dhjetor, fjala pellazge dimër gjene nuk u hoq, por ia la vendit stinës së dimrit. Janari thiresh kalnuer nga të qenurit kalkan dhe Shkurti thiresh farori, sepse hidhej fara e të lashtave, vonë kur perandori August i mori një ditë për gushtin, u quajt prap me emertim shqip ngaqë ngeli i shkurtër Pra, kjo na bën të mendojmë, se ky popull ka pasë qenë i orientuar me kalendar, qysh në kohët e para lashtësisë. Ndërkohë, që popujt e tjerë, si shumerët, babilonasit, asirët, egjyptianët, më vonë grekët, e më vonë latinët, kujtonin se secili nga ata, mbasi e “vidhte“ kalendarin nga gojëdhënat dhe nga ato shkrime të mbijetuara e bënin si të tyren. P.sh., Sumerët e masnin me daljen e mbretit të parë në skenën e historisë së tyre, (me nfilimet), Egjyptianët e masnin me kohën e ndërtimeve të mumjeve për personifikimin e përjetshëm të Faraonëve (kujdes – fara jonë), Grekët e masnin me lojrat e para olimpike të tyre të kryera në Spartë në 780 para Krishtit, Romakët i masnin datat me pushtimet e Cezarit, por të gjithë së bashku, në kalkulimet e tyre kishin në mendje ato të Pellazgëve, që janë ruajtur në pllakat sumere, etruske, mot a mo, në malet Pindus, në zemrën e maleve të labërisë, çamërisë dhe në bjeshkët e veriut-Gegënisë (popuj mbetës të pellazgëve të rrudhur, apo të shtrydhur).

Gjithësesi, kalendari i parë zyrtar mbahet, ai, i kohës së Jul Cezarit, ku një mesap kalabrez, (fis prej Ilirësh, prap racë shqiptare), avokat për nga zanati, Lilius e thërrisnin, i propozon Perandorit kalendarin e vet, me bazë egjyptiane, më sakt me bazë Shumeriane, i ndërtuar si kalendar i pastër diellor, pothujse ai që kemi sot, por me gabime (një ditë në 128 vjet), që u korrigjuan me dekret të Papës Gregoriani XIII, më 1582. Vetë perandori Cezar hoqi emërtimin e muajit korrik të mbritur deri në kohë të vet prej perandorëve etruskë (që sunduan Romën nga vitet 770 deri në ato 350 para krishtit), dhe e quajti Jul, ndërsa pas tij qe Perandori tjetër, i nipi, Oktavian Augusti që pasoi me ambicien e të ungjit, duke hequr emrin e gushtit dhe e quajti augusto, madje guxoi më tepër se i pari, duke marrë dhe një ditë nga shkurti dhe e vendosi tek ky muaj, ndaj dhe kemi qysh at’herë korrikun e gushtin me 31 ditë. Ky kalendar ndoqi shekujt e mëpastajmë, ku kombet, një nga një, fillimisht, ata katolikë, pastaj ata protestantë, pasuan dakordësinë e tyre me këtë tip, derisa edhe ortodoksët grekë e rusë në fillim të shekullit 20, arritën dhe e morën për kohëtregues. Prandaj, dhe revolucioni i tetorit të Leninit, i ndodhur më 17 tetor sipas kalendarit rus, sot quhet si i 7 tetorit, sepse kalendari Gregorian hoqi 10 ditë nga ai i Cezarit për të përputhur, saktësisht kohën diellore me atë kalendarike.

Veç kalendarit diellor ekzistojnë edhe kalendarë, tipikisht të pastër hënorë, me të cilët përputhen llogaritjet e kalendarit musliman për të kryer ritet e festave të Ramazanit, e Kurbanit të madh apo të Kurbanit të vogël. Pastaj, kemi dhe kalendar diellor- hënor, si ai Shumerian, dhe hënor -diellor si ai Kinez e Izraelit, dhe/ose kalendar, si ai i fiseve Maya, që përshtat ciklet e diellit me ato të hënës. Por, klasifikimet e kalendarëve nuk kanë të sosur. P.sh., një tip është ai që bazohet në rregulla (si ai i Mayave apo ai Gregorian dhe ai Cezarian). Ka kalendarë që bazohen në observime astronomike, si ai Musliman, që llogarit saktë momentin e sekondave të para të çfaqjes së drapërit të Hënës, që iu duhet për festimet, siç shpjeguam më lart. Por, ka edhe nga ata kalendarë që bazohen në llogaritje astronomike, si ai Kinez dhe Izraelit. Gjithësesi, kalendari bazë mbetet, ai i hartuar nga pellazgët nëpër pllaka Shumere, por i ruajtur nga shqiptarët, që bazohet tipikisht në fillimin e një viti të ri, sipas ciklit diellor, që përmbushet pikërisht më 25 dhjetor dhe konvecionalisht apo me marrëveshje dëftehet me 1 janar.

Pse më 25 dhjetor? Dihet se data 22 dhjetor përfaqëson solsticin dimëror, ku nata pushon së rrituri dhe/ose dita pushon së ngrënuri. Dita e parë dhe e dytë pas kësaj, pra, 23 dhe 24 dhjetori përfaqësojnë pushimin (stillstand) ose ekuilibrin ose marrjen e forcave të ditës ose gjenerimin ose lindjen e ditës, që realisht fillon të marrë e të mund t’i maten sekondat e para pikërisht më datë 25 dhjetor. Pra, këto sekonda përbëjnë realisht sekondat e para të një dite të re, të një jave të re, të një muaji të ri apo të një viti të ri, por jo vetëm ditë, por edhe dritë më shumë, por edhe fotosintezë më shumë, por edhe oksigjen më shumë.