Kandidatja e LSI në Durrës, Rexhina Leka: Do jem zëri dhe energjia e ndryshimit për Durrësin dhe Shqipërinë

497
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

‘Rilindja’ do të shkërmoqet, në qarkun e Durrësin LSI fiton 4 mandate

LSI është e vetmja parti politike që ka krijuar hapësira për të rinjtë, duke iu dhënë atyre  mundësinë që të kontribuojnë  për Shqipërinë.Ky fakt duket qartazi ne përbërjen e saj ku të rinjtë janë sot krenaria dhe fuqia e saj e kësaj partie me anë të vizionit e ideve të reja. Rexhina Leka, kandidate për deputete e LSI Durrës, tregon se angazhimi i saj në plotikë vjen pasi vendi kanë më shumë nevojë se kurrë që të rinj e të reja, intelektualë, profesionistë të angazhohen në të ardhmen e vendit. Rexhina Leka shprehet se :Rilindja është në panik të madh nga humbja e sigurtë që e pret ndaj po përdor të gjitha format për të intimiduar banorët. Kemi prova që do shkojnë në SPAK mbi individë të PS që kanë shpërndarë para për vota, kanë mbledhur karta identiteti, dhe shumë drejtues institucionesh që kërcënojnë administratën publike të marrin pjesë në takime elektorale dhe të votojnë PS.

Znj. Rexhina Leka, ju jeni një kandidate që keni marrë urime dhe mesazh të veçantë edhe nga figura të shquara të politikës europiane, siç ishte rasti i një eurodeputete në Parlamentin Kroat dhe atë Europian, përse e keni këtë mbështetje edhe nga faktorë të huaj?

Po, e vërtetë, Znj. Ermina Lekaj Prljaskaj, Eurodeputete në Parlamentin Europian, bëri një urim të veçantë për kandidimin tim duke e vlerësuar maksimalisht angazhimin tim pasi, siç e theksoi edhe ajo ardhmja e Shqipërisë i përket të rinjve dhe vendi ynë ka nevojë për figura që e çojnë atë destinacionin që i takon, në Bashkimin Europian. Kam marrë urime edhe nga shumë personalitete të tjerë të politikës, shoqërisë civile, biznesit, kulturës etj në Gjermani, ShBA, etj. Misioni im është t’i shërbej vendit dhe shqiptarëve për një të ardhme më të mirë. Dhe do punoj me të gjitë forcën time që vendi të ecë në shinat e demokracisë dhe të integrohet sa më parë në BE.

LSI ka në mision të saj integrimin europian, si e shikoni bilancin e qeverisë në këtë aspekt, dhe cili është programi juaj për integrimin?

Rilindja erdhi në pushtet në vitin 2013 kur Shqipëria kishte vetëm 5 kushte për hapjen e negociatave. Sot kemi 15 kushte – madje 16 pasi BE ka shkaktuar edhe kushtin e zgjedhjeve demokratike të 25 prillit. Ishin 5 u bënë 16. Kjo është tragjike për shqiptarët. Në 2013 ishim përpara Malit të Zi dhe Maqedonisë. Sot jemi shumë hapa pas. Në vitin 2019 Holanda dhe shumë vende të tjera propozuan edhe rikthimin e regjimit të vizave. Më kaq shumë kushte është e qartë se autorja e pengimit të integrimit është Rilindja. Ndaj duhet të largohet që të kthejmë vendin në shinat e demokracisë, në sundimin e ligjit, do forcojmë institucionet. Sot kemi një parti shtet që kontrollon 100% qeverinë, parlamentin, bashkitë, këshillat bashkiakë – policinë, etj. Gjithçka. Kush të pranon në Europë kështu? Do rikthejmë demokracinë dhe sundimin e ligjit. Do jemi një shtet normal demokratik i denjë për BE.

Dëgjojmë opozitën që shpreh shqetësime mbi procesin zgjedhor, a keni hasur problematika të tilla?

Rilindja është në panik të madh nga humbja e sigurtë që e pret ndaj po përdor të gjitha format për të intimiduar banorët. Kemi prova që do shkojnë në SPAK mbi individë të PS që kanë shpërndarë para për vota, kanë mbledhur karta identiteti, dhe shumë drejtues institucionesh që kërcënojnë administratën publike të marrin pjesë në takime elektorale dhe të votojnë PS. Po kërcënojnë bluzat e bardha, mësuesit, etj. Të gjithë këta do përballen me Drejtësinë dhe LSI do i cojë në SPAK të gjitha provat që kemi.Dua të theksoj që PS i bën këto nga humbja e sigurtë që e pret dhe asgjë nuk do e ndalë fitoren tonë. Do jetë një fitore historike e opozitës.

Mazhoranca shkon në këto zgjedhje me një bilanc, si e shikoni bilancin e kësaj qeverisje?

Rilindja ka bilancin më tragjik të qeverisjes në 30 vitet e fundit.Në 8 vite u larguan 600 mijë shqiptarë – 400 mijë prej tyre të rinj.Rriti varfërinë – sot 40% e shqiptarëve jetojnë me 5 dollarë në ditë. Jemi vendi i parë në Europë për korrupsion, trafiqe dhe Pastrim parash. Jemi të parët për emigracion në BE duke ia kaluar edhe Sirisë dhe Afganistanit. Ishte 63% borxhi publik në vitin 2013 dhe sot është 97.4%. Rilindja solli varfëri dhe shpopullim këtij vendi .

Çfarë është për ju një qeverisje e mirë dhe si do qeverisni ju nëse fitoni zgjedhjet?

Një qeverisje nga populli, e popullit dhe për popullin. Një qeverisje që mendon për brezat e ardhshëm dhe jo zgjedhjet e ardhshme. Një qeverisje që mendon e punon për familjet e thjeshta, që shpenzon energjitë për të nxjerrë vendin nga varfëria dhe për t’i siguruar mirëqenie popullit të vet. Një qeverisje që e do Shqipërinë dhe shqiptarët dhe jo që i përbuz, i ofendon dhe i dëbon siç bëri “Rilindja” në këto 8 vite. Një qeverisje që përbush ëndrrën shekullore të shqiptarëve, atë të anëtarësimit në familjen europiane.

Ju jeni numri 8 i listës së LSI – pra konkurente me nr 8 e PS që është Kryeministri Rama, nga dalloni ju në atë çfarë u ofroni banorëve?

8-ta e LSI dallon nga 8-ta e PS.  Mjafton të marrim komentin e Ramës për largimin e shqiptarëve dhe prurjen e emigrantëve nga bangladeshi për të bërë dallimin. Ju e patë videon e Ramës për prurjen e punëtorëve skllevër nga Bangladeshi.Unë dhe LSI kemi një vizion tjetër nga Rama, atë të punësimit të shqiptarëve dhe jo prurjeve nga Bangladeshi. Rama është numri 8 me një 8 tjetër pas vetes, 8 vite keq-qeverisje, varfëri dhe korrupsion, unë do punoj për ta ndryshuar këtë situatë, do punoj për një të ardhme më të mirë për Durrësin dhe Shqipërinë.Ai shpopulloi vendin – largoi rininë që të sjellë emigrantë që sipas tij nuk kërkojnë as liri as demokraci as të drejta.Ai do skllevër.Unë besoj se Shqipëria duhet të jetë shtëpia e shqiptarëve. Shtëpia e rinisë shqiptare.Ne do hapim vende pune për të rinjtë tanë dhe jo t’i zëvendësojmë ata. Do sigurojmë liri dhe demokraci dhe jo skllavëri.Shqipëria është e shqiptarëve ndaj edhe më 25 prill do e largojnë krye-shpopulluesin rilindas. Ai pengon integrimin – unë dhe LSI punojmë që ta cojmë vendin sa më shpejt në BE

Përse duhet Durrësi të votojë për ju? Çfarë i ofroni ju banorëve të Durrësit?

Shumica e banorëve shprehen me të drejtë se janë të zhgënjyer nga politika e vjetër. Duhet ndryshim. Vizion i ri. Figura të reja që nuk hyjnë në politikë për të zhvatur por për ti shërbyer njerëzve. Durrësit dhe vendit i duhen njerëz të rinj idealist që e duan qytetin dhe vendin dhe vlojnë nga dëshira për të shkruar një histori të re. Për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për shqiptarët.

 Cili është mesazhi juaj për banorët e Durrësit dhe ata që po na lexojnë?

Kam një mesazh për banorët e Durrësit e të mbarë Shqipërisë: Çdo njeri të shkojë e të votojë më 25 prill. Votoni! Votoni! Votoni! Sa më shumë njerëz të votojnë aq më shpresë ka për vendin. Secili të votojë për të ardhmen e vet, të familjes, të qytetit dhe vendit. Të votojmë të gjithë për të ardhmen.Të votojmë për më shumë punë dhe mirëqenie. Të votojmë për një Shqipëri si gjithë Europa. Mjaft ka vuajtur Durrësi dhe Shqipëria, është koha të ecim përpara e të mos vuajmë më për bukën e gojës por të bëhemi një vend europian dhe i zhvilluar.Votoni më 25 prill sepse vetëm kështu mposhtet diktatura dhe fiton Shqipëria. Fitojnë shqiptarët!