“Nuk mund të lejojmë shuarjen e një kombi”, kryetarja e LSI në Durrës: Duhet kthyer vëmendja tek të rinjtë

371
Sigal

Kryetarja e LSI Durrës, Kontjana Kuçi thotë se vëmendja e politikës duhet kthyer tek të rinjtë dhe bën thirrje se “nuk mund të lejojmë shuarjen e një kombi’.

Duhen politika për të rinjtë pasi rinia ka në dorë zhvillimin e demokracisë dhe prosperitetit ekonomik”, thekson kryetarja e LSI Durrës.

POSTIMI I PLOTE

Të ndërtojmë një Shqipëri 🇦🇱 ku rinia ndërton e sigurtë të ardhmen e saj.
Në projeksionet zyrtare të popullsisë deri në vitin 2031, popullata e të rinjve në Shqipëri do të tkurret edhe me 31%.

70% e të rinjve duan të largohen nga vendi dhe kjo përqindje po rritet gjithnjë e më shumë duke e parë emigracionin si qëllimin kryesor të jetës.

Një e katërta e rinisë as nuk punon dhe as nuk studion.

Mbi 60% e tyre nuk kanë besim te sistemi arsimor, paguhen pak dhe nuk janë të motivuar të zhvillojnë aftësitë e tyre.

Duhet kthyer vëmendja tek të rinjtë.

Duhen politika për të rinjtë pasi rinia ka në dorë zhvillimin e demokracisë dhe prosperitetit ekonomik.

Nuk mund të lejojmë shuarjen e një kombi.

Më 2️⃣5️⃣ prill të ndërtojmë Shqipërinë si një shtëpi për rininë, një vend mundësish dhe shprese për të ndërtuar një të ardhme europiane ashtu siç rinia shqiptare e meriton. 🇦🇱 🇪🇺

Kontjana Kuçi
Kryetare e LSI Durrës