Gjurmë eksplozivi në makinë, arrestohen 2 sirianë në Zvicës

444
Dy shtetas sirianë janë arrestuar të premten në Gjenevë të Zvicrës, pasi në makinën e tyre u gjetën gjurmë eksplozivi. Lajmi është bërë i ditur nga prokurori i përgjithshëm i Zvicrës Olivier Jornot gjatë një konference të posaçme për shtyp.
“Dy shtetas sirianë janë ndaluar nga policia e Gjenevës në kuadër të rritjes së vigjilencës nw vend. Këta persona, për shkak të sjelljeve dhe kombësisw së tyre, kanë qenë objekt i kontrollit të forcuar dhe si pasojë në makinën e tyre u gjetën gjurmë eksplozivi, deklaroi prokurori i përgjithshëm duke refuzuar të japë detaje mbi identitet e tyre me argumentin se ngjarja është në hetim.
Dy të dyshuarit kishin pasaporta të vlefshme siriane, nuk dinin frengjisht dhe gjatë marrjes në pyetje thanë se nuk kishin shumë kohë që kishin mbërritur në gjeneve. Ata thanw gjithashtu se edhe makinën sapo e kanë blerë dhe se nuk kanë lidhje me gjurmët e gjetura të eksplozivit në të.
Në qytetin ku ndodhen një sërë insitucionesh të rëndësishme si selia europiane e Kombeve të Bashkuara, kryqi i kuq dhe një numër i madh bankash, policia është vënë në gatishmëri të lartë në fillim të kësaj jave pasi një furgon i dyshimtëm i regjistruar në Belgjikë, kaloi kontrollin kufitar vendas me destiancion Francën. Ngritja e alarmit të sigurisë çoi në arrestimin e një tjetër personi, ku në makinën e së cilit u gjet një arsenal armësh si kallashnikovë pistoleta, sopata dhe armë lufte. Gjithashtu të arrestuarit iu gjetën flamuj nazistë dhe sipas prokurorit rasti i tij nuk ka lidhje me arrestimet e sirianëve.
Sigal