Ekzekutuan avokatin grek dhe tentuan të vrisnin një tjetër, burg përjetë shqiptarëve

386
Sigal

Tre shqiptarët Klodian Lekocajn, Mikel Brahimaj dhe Oldi Dulçe,  që akuzohen për vrasjen e avokatit grek Mixaleis Zafeiropoulos janë dënuar me burgim të përjetshëm. Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për këtë dënim duke arsyetuar se autorët kishin shkuar me paramendim për të ekzekutuar avokatin grek.

Nga ana tjetër tre shqiptarët kanë mohuar akuzat megjithatë për gjykatën kishte prova të mjaftueshme për ti dënuar me burgim të përjetshëm.

“Për mendimin tim ata kishin shkuar me paramendim për ta vrarë. Është pretendim i rremë varianti që thjesht donin ta plagosnin. Nëse do të donin ta plagosnin, nuk do ta qëllonin viktimën në gjoks nga një distancë e afërt”, tha prokurori i çështjes.

Ndërkohë që për të tre është dhënë dënimi me burg për jetë, ndaj Mikel Brahimaj, vrasësit të avokatit Zafeiropoulos, u dënua me burgim të përjetshëm dhe 11 vite burg për dy akuza të tjera, vjedhje e grabitje me armë.