E rëndë! Aksidentohet me makinë politikani i njohur, humb jetën bashkëpunëtori i tij

145
Sigal

Rasim Ljajiç, kryetari i Partisë Social Demokrate të Serbisë ka pësuar një aksident të rëndë automobilistik.

Nga aksidenti Ljajiç ka marrë dëmtime të rënda, ndërsa ka humbur jetën bashkëpunëtori i tij, Branko Gogiç, që ndodhej me të në makinë.

Sipas medieve vendase, aksidenti ka ndodhur afër vendit të quajtur Razanj në Serbi, ku Gogiç që ishte në timonin e makinës “Skoda” ka vdekur në vendngjarje. Ndërkaq, Ljajiç është transportuar në Spitalin e Nishit, ku po merr trajtim mjekësor.

Mediat serbe raportojnë se ai ka marrë lëndime serioze në gjoks, por gjendja e tij është e qëndrueshme, ndërsa është i vetëdijshëm dhe nuk ka rrezik për jetën.