Sërish gaz lotsjellës në kuvendin e Kosovës, ndërpritet seanca

520
Ora 10: 44 Deputetët e opozitës gjuajtën sërish gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli urdhëroi ndërprerje të seancësderi në krijimin e kushteve për rifillimin e seancës
Kosova press thotë se Glauk Konjufca ka gjuajtur gazin lotsjellës. Pas hedhjes së gazit lotsjellës kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka urdhëruar që të gjithë të dalin jashtë sallës.
“Por përkundër kësaj, deputetët e opozitës vazhdojnë të qëndrojnë brenda në sallë. Aty me ta po qëndrojnë edhe policia që kanë vendosur maska” informon Kosovapress.
Mësohet se deputetët e opozitës kanë tentuar të dalin te foltorja por janë bllokuar nga sigurimi.
Sigal