Konferenca, Llalla: Aktorë vendas dhe të huaj përdorin fjalor negativ ndaj gjyqtarëve

436
Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla, ngriti sot shqetësimin ndaj fjalorit publik negativ në adresë të gjyqtarëve dhe prokurorëve qoftë nga aktorët vendas ashtu edhe ato të huaj.
Llalla: Ajo që konstatojmë jo pa shqetësim është fakti se nevoja për reformimin e sistemit të drejtësisë po shoqërohet me një fjalor publik negativ ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve nga shumë faktorë publike si dhe aktorë vendas dhe të huaj. Në çdo paraqitje publike ku diskutohet për reformën në drëjtësi prezantohet përceptimi se sistemi i drejtësisë përbëhet nga korrupsioni si një gjë e vetme”.
Duke folur në Konferencën Gjyqësore Kombëtare, Llalla tha se si gjykata ashtu dhe prokuroria kanë nevojë por reformim, por përgjithësimi i rasteve të korrupsionit në drejtësi është i pavend sipas tij.
Llalla: Gjykata dhe prokuroria përbëjnë sistemin e drejtësisë, një pushtet që tashmë ndodhet në fazën e diskutimit për tu reformuar. Mendoj se ndaj të njëjtën bindje me ju se sistemi i drejtësisë në vend ka nevojë për rerformim mbi bazën e të cilit të forcohet dhe më tej pavarësia, integriteti dhe profesionalizmi i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Duke forcuar këtë shtyllë të shtetit ligjor në mënyrë të drejtëpërdrejtë fuqizohen edhe pushtetet e tjera.Sistemi i drejtësisë në vend si çdo hallkë tjetër shtetërore në Shqipëri nuk është e imunizuar nga korrupsioni. Rastet e kohëve të fundit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të vvënë në akuzë janë dëshmi konkrete se korrupsioni është prezent në sistemin e drejtësisë. Por përgjithësimi i këtyre rasteve është terësisht i pavend.
Për të mbështetur deklaratën, Llalla i kujtoi faktorit vendas dhe ndërkombëtar se janë po këta prokurorë dhe gjyqtarë që akuzohen çdo ditë të cilët kanë gjykuar zyrtarë të lartë për vepra të rënda penale dhe vijojnë hetimet për të tjerë.
Llalla: Janë po prokurorë dhe gjyqtarë shqiptarë që kanë hetuar dhe gjykuar kolegët e tyre, janë po këta gjyqtarë dhe prokurorë që kanë hetuar dhe vendosur në masa sigurie deputetët për akuza tepër të rënda penale, si vrasje, trafikim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje, shfrytëzim prostitucioni etj.Janë po këta gjyqtarë dhe prokurorë që po hetojnë dhe gjykojnë zyrtarë të niveleve të ndryshme të akuzuar për korrupsion përfshirë në koncesione, tendera, abuzim me detyrën, me dëm me vlera miliona euro që i shkaktojnë shtetit.
Në përfundim kreu i Prokurorisë së Përgjithshme ndau edhe qëndrimin e tij se ku duhet të fokusohet reforma për të pasur një sistem drejtësie të pavarur.
Llalla: Ne dimë se kemi për të përmirësuar shumë brenda vetes pasi duhet tu shërbejmë maksimalisht qytetarëve, vlerësojmë angazhimin e partnerëve ndërkombëtarë për realizimin e reformës në drejtësi, gjithashtu ne duhet të besojmë në atë që kemi arritur deri më sot.25 vjet më parë populli shqiptar theu zinxhirin e izolimit.Jam i binduir se Shqipëria do ngrihet në lartësinë e duhur për tu bërë pjesë e BE.Gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë duhet të japin kontributin e tyre. Vendet në tranzicion janë ato vende ku politika ndikon në drejtësinë, është aksiomë brenda të cilës gjendet dhe zgjidhja. Tranzicioni përfundon kur politika duhet të qëndrojë larg sistemit të drejtësisë.
Sigal