Djali që ishte vajzë ra në dashuri me vajzën që ishte djalë

608
Në ëndrra dhe në dashuri asgjë nuk është e pamundur. Një tjetër dëshmi është ky çift i ri, Arin Andrews dhe Katie Hill nga Oklahoma, SHBA.
Çifti u takuan në një grup përkrahës të të rinjve transgjinor. Ata dukeshin normal si çdo çift tjetër dhe është e vështirë që të besohet se para pak vitesh Arin ishte vajzë dhe Katie ishte djalë.
Në fëmijërinë e hershme të tyre që të dy e dinin se trupat e tyre të ndryshëm nuk e shfaqnin natyrën e tyre të vërtetë.
Prindërit e tyre gjithashtu vërejtën se Arin dhe Katie nuk silleshin si fëmijët e tjerë të moshës dhe gjinisë së tyre.
Që të dy kishin probleme në shkollë për shkak të sjelljes së tyre të pazakonshme. Kate Hills, që ishte djalë, i quajtur Luke, iu nënshtrua një operacioni për ndryshim të gjinisë.
I dashuri i saj, Arin, që ishte vajzë, e quajtur Emerald, iu nënshtrua gjithashtu një operacioni për të ndryshuar gjininë.
Ai hoqi gjinjtë dhe më vonë në një intervistë tha se kurrë nuk është ndjerë më mirë.
Ai tha: “Tani mund të shkoj për të notuar pa bluzë, mund të eci jashtë pa bluzë, thjeshtë mund të jem një djalë normal. I urreja gjinjtë e mi, gjithmonë e ndjeja sikur nuk i përkisnin trupit tim”.
Tani ata janë të lumtur bashkë, sepse janë të dashuruar dhe ndjehen mirë me trupat e tyre. 
Sigal