Dha dorëheqjen, avokati i pilotit grek që vrau gruan zbulon arsyen

90
Sigal

Teksa u paraqit sot në gjykatë, një nga dy avokatët mbrojtës të Babis Anagnostopoulos, i cili vrau gruan e tij 20-vjeçare dha dorëheqjen.

Vassilis Spyrou ka shpjeguar për mediat greke arsyet e vendimit të tij të papritur. Avokati ka thënë se ishin arsye thjesht personale.

Spyrou sqaroi gjithashtu për Newsbomb.gr se largimi i tij nuk ka të bëjë me çështjen. “Unë nuk dhashë dorëheqjen për të lënduar Babis Anagnostopulos,” tha ai.

Përpara se të jepte dorëheqjen ai do të paraqitej në prokurori për të kërkuar kujdestarinë e përbashkët për Lydian e vogël, e cila tashmë ka mbetur e vetme, me nënën e vrarë dhe babain në burg.

Ndërkohë, piloti 33-vjeçar nën masa të rrepta sigurie dhe i veshur me antiplumb mbërriti mëngjesin e sotëm në gjykatë.

Në seancën e sotme pritet që ai të kërkojë falje për vrasjen e gruas së tij, ndërkohë thuhet se do të japë edhe detaje të reja për natën e ngjarjes së rëndë.

Teksa Babis shoqërohej për t’u futur në gjykatë me dhjetëra qytetarë ishin mbledhur për të protestuar, ndërsa bërtisnin: “Vriteni! Të kalbet në burg”.