Analfabetizmi dhe ryshfeti, mbajnë peng Shqipërinë

385
Sigal

Raporti / Instituti Ndërkombëtar i Vienës, analizon situatën e rëndë në vendin tonë ku 60% e forcës së punës janë me arsim fillor dhe vetëm 10 % me arsim profesional. Shkak është emigracioni i elitës dhe specialistëve. Ndërkohë, investigim i BB dhe BERZH tregon se ryshfëti në Shqipëri është kthyer në biznes për zyrtarët e korruptuar me 3.1% të xhiros vjetore, duke na renditur në fund pas Zambias dhe Marokut

Rama mori timonin, varfëria u shtua, shqiptarët ikin

Shifrat zyrtare tregojnë se gjatë vitit 2011-2019,  janë larguar nga vendi mbi 360 mijë persona, ose 13% e popullsisë banuese  në vitin 2011. Rezultatet dolën nga anketa e madhe e emigracionit që zhvilloi INSTAT

Fenomeni i emigracionit  ka “gllabëruar” vendin tonë përgjatë viteve të fundit. Kjo lidhet me faktin se një pjesë e mirë e të larguarve, përbëjnë pjesën e kulturuar e arsimuar të vendit, të ashtuquajturit “truri”, të cilët prej vështirësive në gjetjen e një vendi pune në Shqipëri, shoqëruar kjo edhe me pagat e ulta, kushtet e vështira apo mungesën e prespektivës, janë larguar drejt vendeve të Evropës, ku sigurisht cilësitë e tyre vlerësohen siç duhet. Pra, me largimin e “trurit” tregu i punës në Shqipëri ka mbetur i “varfër” për punonjës të mirëarsimuar, duke u detyruar që të punësohen qytetarë me kualifikime të ulta, apo të pashkolluar.

Një studim i ditëve të fundit të Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare në Vjenë gjeti se, në vendin tone, 60% e forcës së punës është me arsim të ulët, në të kundërt në vendet e tjera të rajonit, ku ky grup ka një peshë më të ulët në forcën e punës, nën 40%.

Në vendet të tjera, Bosnjë, Mali i Zi dhe Serbi, dominon grupi me arsim të mesëm profesional ose të mesëm të përgjithshëm me rreth 50%, ndjekur nga të arsimuarit me nivel të ulët arsimi.

Ndryshe nga të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, në Shqipëri vetëm 10 për qind e popullsisë në moshë pune ka arsim profesional.

Pas Shqipërisë edhe Kosova ka rreth 40% të popullsisë në moshë me nivel të ulët arsimi, por ndërkohë, rreth 30 për qind e popullsisë në moshë në Kosovë, ka arsim profesional.

Ekspertët e Vjenës parashikojnë që deri në vitin 2030, popullsia me edukim të ulët të vijë në rënie në të gjitha vendet e Ballkanit, por në Shqipëri dhe Kosovë ndryshimi do të jetë më i dukshëm, për shkak të hapësirës së madhe për përmirësim.

Por tregu i punës në Shqipëri do të jetë nën ndikimin negativ të emigracionit. Flukset neto të emigracionit do të rriten të gjitha vendet e Ballkanit. Por sipas ekspertëve të Vjenës në Shqipëri dhe Bosnjë, emigracioni do të përfshijë të gjitha grupet arsimore të popullsisë në moshe pune pa përjashtim, deri më 2030.

Shqipërisë po i largohet “turi”, vendi në prag të kolapsit

Shifrat zyrtare tregojnë se gjatë vitit 2011-2019,  janë larguar nga vendi mbi 360 mijë persona, ose 13% e popullsisë banuese  në vitin 2011. Rezultatet dolën nga anketa e madhe e emigracionit që zhvilloi INSTAT

Në Bosnjë dhe në Shqipëri, pritet një rrjedhë më e madhe e migracionit të trurit. Ndërsa në vendet e tjera të rajonit, pritet që deri në vitin 2030, të ketë rikthim të emigrantëve të arsimuar.

Ecuria e tregjeve të punës në Rajon, deri në vitin 2030, sipas një skenari bazë që kanë ndërtuar Instituti i Vjenës tregon se, shumë shpejt vendet e Ballkanit, do të përballen me mungesë të fuqisë punëtore. Për shkak edhe të emigracionit të lartë, Shqipëria do të vuajë mungesën e fuqisë punëtore me arsim profesional.

Në përgjithësi, i gjithë rajoni do të vuajë për punëtore edhe të kualifikimit të ulët, për shkak se modelet ekonomike, kërkojnë së shumti punonjës pa arsim. Në një skenar të mundshëm ku ndryshon struktura e ekonomisë, tregu i punë në Shqipëri do të shfaqte mungesë për punonjës me arsim të lartë./ ‘Monitor’.

Ryshfeti si “biznes” në Shqipëri me zyrtarët e korruptuar

Raporti/ Ja sa paguajnë nën dorë kompanitë, lëmë pas, vetëm Zambian dhe Marokun

Klodian Tomorri

Biznesi i ryshfeteve në Shqipëri është zgjeruar me ritme të frikshme me ardhjen në pushtet të qeverisë së majtë. Përfundimi tronditës del nga vrojtimi botëror i sipërmarrjeve, që kryhet nga Banka Botërore dhe BERZH në 141 vende të botës.

MCN ka mundur të sigurojë databazën jo publike të Vrojtimit, i cili konsiderohet si sondimi më prestigjoz në botë, për korrupsionin që hasin bizneset. Sipas të dhënave, në vitin 2019, një kompani shqiptare, pagoi mesatarisht 3.1 për qind të xhiros së saj vjetore si rryshfet për zyrtarët. Kjo shifër është mbi tre herë më e lartë se sa në vitin 2013, kur një biznes paguante mesatarisht 0.98 për qind të xhiros vjetore si rryshfet.

Por si renditet Shqipëria në hartën botërore të ryshfetit?

Për vitin 2019, banka Botërore dhe BERZH e kryen vrojtimin e sipërmarrjeve në 45 vende të botës. Sipas rezultateve, Shqipëria rezulton të jetë vendi i dytë me normën më të lartë të rryshfeteve, duke u renditur vetëm pas Zambias. Në Zambia, një biznes paguan mesatarisht 5.6 për qind të xhiros vjetore si rryshfet. Ndërsa në vendin e tretë, pas Shqipërisë, renditet Maroku me 3 për qind. Të gjitha vendet e tjera, përfshirë edhe republikat afrikane, shifra e rryshfeteve është dukshëm më e ulët nga ai i Shqipërisë.

Gjetjet e vrojtimit për Shqipërinë kanë qenë objekt edhe i një studimi shkencor të publikuar nga katër ekonomistë të BERZH me titull “Korrupsioni dhe rritja e firmave”. Në këtë dokument, Shqipëria renditet në mesin e vendeve më të korruptuara të planetit, krahas republikave afrikane si Sierra Leone, Uganda dhe Zambia.

Vrojtimi i sipërmarrjeve që realizon Banka Botërore dhe BERZH mbulon 141 vende të botës dhe kryhet në mënyrë periodike përgjithësisht, një herë në 6 vjet për secilin vend. Një pjesë e të dhënave që dalin nga vrojtimi, publikohen zyrtarisht nga të dy institucionet, por disa tregues sensitivë, mes të cilëve ai i peshës së ryshfetit, nuk bëhen publikë, pasi klasifikohen ose si konfidencialë ose për përdorim të brendshëm.