Covid-19/ Gjermania rihap gradualisht shkollat në 4 maj

477
Sigal

Qeveria federale e Gjermanisë, ka marrë vendime që distancimi social të vijojë deri në datën 3 maj.

Më pas pritet të nisë hapja graduale e shkollave gjermane dhe rikthimi i normalitetit.

Sipas Reuters, propozimi përfshin hapjen e shkollave në mënyrë graduale më 4 maj, duke i dhënë veçanërisht prioritet, klasave të viteve të fundit, në shkollat fillore dhe të mesme. Ndërsa, kopshtet do të qëndrojnë të mbyllura.

Shkollat do të duhet të përgatisin masat e higjenës, përpara se të rihapin dyert.

Grumbullimet e mëdha do të jenë të ndaluar deri në datën 31 gusht.

Nuk ka detyrim për mbajtje të maskave në vendet publike, por këshillohet që maskat të mbahen në dyqane dhe në zyra, por kjo nuk është me detyrim.