Dolën nga rruga dhe u përplasën, çifti i moshuar gjerman dëmton urën historike në Spanjë, detyrohet shembja e saj

112
Sigal

Një çift i moshuar gjerman me pushime në Spanjë doli nga rruga gjatë udhëtimit me makinë pranë Son Servera në lindje të qytetit të Majorkës dhe u përplas me një skelë ure e cila shërbente si simbol i qytetit spanjoll.

Dy të arrestuarit, një çift i moshuar ishin nisur drejt një klinike mjekësore ndërsa aksidenti ka ndodhur pasditen e së shtunës dhe shkaku është ende i paqartë.

Teknikët ekzaminuan ndërtimin e urës dhe vendosën që objekti historik në hyrje të qytetit duhet të prishet pasi rrezikon shembjen.

Struktura e quajtur “Pont den Calet” ishte simboli i qytetit dhe përdorej për të çuar ujin në fshat.