Kortezhi i funeralit ka nisur, ndërkohë që bota po pret të shohë një paradë edhe më të madhe nga ç’ka parë deri më tani.
Siç është parashikuar, ndarja do të jetë në 7 grupe të mëdha, të cilët shoqërohen të gjithë nga pjestarë të forcave të armatosura.
Camilla, Catherine, princesha e Wales, ndodhen në makinën e dytë pas mbretit dhe mbretërorëve të tjerë, që po ecin pas kortezhit.
Në një tjetër mjet ndodhet Meghan, Dukesha e Sussex dhe Sophie, Kontesha e Wessex.
Ndërkohë, qytetarët e thjeshtë të Londrës janë mbledhur në turma dhe po ndjekin ceremoninë live mes lotësh. Princeshë Charlotte dhe princi George i janë bashkuar gjithashtu familjes mbretërore për të qenë pjesë e ceremonive në nder të stër-gjyshes.
Fotot: