Opozita sërish gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës

413
Kur Kuvendi i Kosovës ishte gati për të filluar punimet, opozita hodhi sërish gaz lotsjellës, duke mos lejuar në këtë mënyrë zhvillimin e punimeve.
Deputetet e Vetëvendosjes kanë deklaruar se nuk heqin dorë nga qëndrimi i tyre, se nuk do të lejojnë zhvillimin e seancës plenare derisa të prishen marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi.
Kreu i grupit parlamentar të VV, Glauk Konjufca ka deklaruar se Kadri Veseli dhe Presidentja po thellojnë krizën institucionale dhe se qeveria nuk ka marrë parasysh asnjë argument të opozitës. Glauk Konjufca ka thënë se edhe pas një orë nuk do të ketë seancë pasi do t’i përdorin të gjitha mjetet e nevojshme që kjo të mos mbahet.
Glauk Konjufca: “Argumentet tona i kemi shpjeguar në seanca të kaluara, pozita nuk ka marr parasysh dhe tanimë kanë përfunduar argumentet dhe nuk lëshojmë pe deri në tërheqjen e marrëveshje”. Do të shihni pas një ore se çfarë do të ndërmarrë opzita”.
Sigal

Më herët u hodh gaz lotsjellës në ambientet e tjera të Kuvendit

Ashtu siç e kishin paralajmëruar, që nuk do të lejonin zhvillimin e seancës, deputetët e opozitës kanë hedhur sërish gaz lotsjellës në ambientet e tjera të Parlamentit.
Mediat Kosovare shkruajne se me gaz lotsjellës janë sulmuar disa pjesë të ndërtesës se Kuvendit duke përfshirë edhe zyrën e Kryeparlamentarit.
Në FB Lëvizja Vetëvendosja ka pranuar se deputetet e opozites kanë hedhur gaz lotsjellës, duke e akuzuar kadri Veselin se ka blinduar Kuvendin me forca policore ashtu si Isa Mustafa po blindon shoqërinë me arrestime.
“Deputetët e opozitës sapo kanë hedhur gaz lotsjellës pranë zyrës së Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Ky i fundit e blindoi kuvendin me forca policore. Njësoj sikur që Isa Mustafa po e blindon shoqërinë duke arrestuar, përndjekur e kidnapuar deputetë e qytetarë. Opozita nuk do të lëshojë pe kur është në pyetje sovraniteti shtetëror, interesi qytetar, liria dhe barazia.
Protesta jonë brenda Kuvendit vazhdon, deri në tërheqjen e marrëveshjeve me Serbinë dhe demarkacionit me Malin e Zi”, thuhet në njoftimin e VV në FB.
Ndërkaq, portali Indeksonline mëson se Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi ka hedhur gaz lotsjellës në zyrën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Ishte zonja Kadaj Bujupi e cila ka helmuar tërë administratën e Kuvendit.