Çmontohet banda e shqiptarëve në Greqi, u zbraznin xhepat pasagjerëve, sekuestrohen 50 mijë euro

187
Sigal

Policia greke ka arrestuar 30 persona, 20 prej të cilëve shqiptarë për disa vjedhje të pasagjerëve në transportin publik. Përveç shqiptarëve në pranga janë vënë edhe 8 pakistanezë, 1 rumun dhe 1 nga Bangladeshi.  Njëkohësisht janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim edhe 9 persona të tjerë.

Ata funksiononin si një grup i strukturuar kriminal që prej tetorit të vitit 2021 dhe kishin role të ndara. Grabitësit zgjidhnin zakonisht mjetet e transportit publik me më shumë pasagjerë në orët me më shumë fluks.

Shqiptarët dhe bashkëpunëtorët e tyre zgjidhnin zona ku nuk kishte kamera sigurie dhe përdornin shprehje të koduara në komunikimet e tyre telefonike. Pas vjedhjeve paratë i ndanin me njëri tjetrin.

Nga hetimet e deritanishme janë provuar 81 vjedhje ndërsa shuma e parave të grabitura shkon deri në 50 mijë euro.

Çmontohet banda e shqiptarëve në Greqi, u zbraznin xhepat

Në kontrollet e kryera në 20 shtëpi të anëtarëve të organizatës kriminale dhe në dy dyqane janë gjetur dhe sekuestruar 10 laptopë, 83 celularë, 11 ora, 5 kuleta, 3 çanta, byzylyk femrash me vlerë 3070 euro, 5 automjete, 2 motoçikleta, celularë, tabletë dhe laptopë, si dhe një sërë dokumentesh, shënime të shkruara me dorë dhe fatura të transportit publik.