Nuk ka plane këtë fundjavë! Parashikimi i motit, sot nisin vranësirat, nesër shi

153
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për sot dhe nesër në vendin tonë.

Sipas SHMU, gjatë fundjavës që presim përpara vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme kjo për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Sot moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë intervalet me kthjellime të herëpashershme.

Por përkeqësimi i mëtejshëm i kushteve atmosferike pritet për ditën e Diel, kur edhe priten vranësira të dendura që do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Për këto dy ditë era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-6m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 8-12m/s.