Milano: Ranë aksidentalisht në gropën e ashensorit, një i vd*kur dhe një i plagosur

135
Sigal

Një punëtor sllovak, Jaroslav Marnka, vdiq dhe një tjetër është shtruar në spital në gjendje shumë të rëndë, pasi ranë në gropën e ashensorit, teksa instalonin kabinën në një ndërtesë në Milano.

Aksidenti ka ndodhur në një pallat në Viale Monza, ku dy punëtorët ranë nga një lartësi prej rreth 20 metrash.

Viktima, 55 vjeç, ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa kolegu 26-vjeçar është dërguar në spital.

Prokurori hapi dosjen për vrasje nga pakujdesia dhe urdhëroi autopsinë e trupit të viktimës, raporton tgcom.

Në vendngjarje, përveç zjarrfikësve, kanë ndërhyrë edhe ekipet e shpëtimit dhe policia.

Të dy po punonin në çatinë e ashensorit kur litari u këput dhe ata ranë të dy.

“Nuk ishin të lidhur si duhet” , thanë kolegët e pranishëm në momentin e ngjarjes.