Çmimi Nobel 2015 për ekonominë shkon për Angus Deaton

506
Prof. Angus Deaton fitoi çmimin Nobel 2015 për ekonominë. Deaton u vlerësua me këtë çmim për studimet e tij mbi konsumin, varfërinë dhe mirëqënien.
Profesor i ekonomisë Deaton 69 vjeç është i njohur për studimin e tij të zgjedhjeve të konsumatorëve.
Angus Deaton është i lindur në Skoci, ndërsa është profesor i ekonomisë dhe çështjeve ndërkombëtare në Universitetin Princeton në Shtetet e Bashkuara.
Fitues i këtij çmimi prestigjioz vitin e kaluar ishte ekonomisti francez, Jean Tirole.
Ky çmim për ekonomi, nuk është krijuar nga industrialisti suedez, Alfred Nobel, në vitin 1895, sikur çmimet e tjera të Nobelit, por ky i ekonomisë është themeluar nga Banka Qendrore e Suedisë, në vitin 1968, në shenjë të përkujtimit të Alfred Nobelit.
Sigal