“Princesha e Dubait po mbahet peng nga babai i saj”, Mbretëria e Bashkuar i kërkon llogari Emirateve: Duam prova që është gjallë

159
Sigal

Britania e Madhe i ka kërkuar Emirateve të Bashkuara Arabe që të tregojnë provat se Princeshë Latifa është ende gjallë, pas video shqetësuese të bërë publike një ditë më parë.

Ministri i Jashtëm, Dominic Raab tha se njerëzit duan të shohim nëse ajo është gjallë dhe nëse ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Në videon e bërë publike, Princesha shihej e mbyllur në një vilë të errët, ku nuk shihte as dritën e diellit, teksa ruhej në mënyrë të vazhdueshme nga policia.

Princesha Latifa, vajza e sundimtarit të Dubai Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe pas përpjekjes për të arratisur në vitin 2018.

Ajo nisi të komunikojë me miqtë në vitin 2019 dhe gjatë 2020 publikoi disa video nga jeta e saj. Mirëpo, gjithçka u ndal papritur dhe aktualisht nuk dihet ku ndodhet dhe si është gjendja e saj.

Princesha e Dubait po mbahet peng nga babai i saj”/ Britania i kërkon

Princesha e Dubait po mbahet peng nga babai i saj”/ Britania i kërkon