Bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth shtrohet në spital, pasi….

154
Sigal

Princi Philip është shtruar në një spital në Londër pasi nuk është ndjerë mirë, ka raportuar Pallati Buckingham. Bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth, është shtruar të martën mbrëma në spitalin King Edward VII në Londër.

Sipas një burimi pranë Pallatit mbretëror, Duka i Edinburgh është dërguar në spital me makinë, si masë paraprake pasi u këshillua nga mjeku.

Mediat e huaja shkruajnë se 99-vjeçari pritet të qëndrojë në spital për disa ditë, nën vëzhgimin e mjekëve.

Gjithashtu thuhet se Princi Philip kishte disa ditë që ndihej keq, por jo për shkak të koronavirusit.

CNN shkruan se Mbretëresha ka qëndruar në Windsor Castle. Gjithashtu kujtojmë se çifti mbretëror ka marrë dozën e vaksinës Covid-19 në janar të vitit 2021.