Skandal në Eurovision/ Dy vajza pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht, organizatorët e mohojnë

123
Sigal

Dy studente femra që dolën vullnetare në “Eurovision 2022” pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht.

Në eventin e organizuar këtë vit në Torino, përveç këngëtarëve, kërcimtarët dhe të ftuarve VIP, kishte dhe vullnetarë. Njëra prej tyre, një studente 20-vjeçare, e cila përdori emrin “Chiara” për të shmangur zbulimin e identitetit të saj, iu drejtua grupit “Non Una Di Meno “, i cili mbështet fushatën #MeToo në Itali si viktimë e ngacmimeve seksuale.

Sipas DailyMail, vajza ka pohuar se kërcimtarët e një artisti, i cili përfaqëson në Eurovizion një vend të Evropës veriore – pa përmendur se cilin – e kanë ngacmuar. Më konkretisht ajo shprehet se “nuk ka mundur të identifikojë se cilët ishin, por e kanë prekur poshtë belit”.

Një tjetër 20-vjeçare ka raportuar se ishte në tapetin e kuq, të organizuar në Pallatin Venetia si vullnetare, për të ndihmuar përfaqësuesit e vendeve, por përfundoi “duke u përpjekur të dëbonte duart që kishte mbi të”.

“Ata vazhdimisht na përqafonin. Njëri vuri dorën në belin tim dhe u përpoq të më puthte. Unë arrita të ikja, por më pas dikush tjetër u përpoq të bënte të njëjtën gjë. Po u ndodhte shumë vullnetareve femra që ishin atje dhe në fund shumë u larguan për shkak të asaj që po ndodhte.“- tha vajza për Daily Mail.

Pas këtyre akuzave, Martin Osterdahl nga Unioni Evropian i Transmetuesve, i cili organizon festivalin, tha se ai nuk ishte në dijeni të ndonjë ankese.

Alessandra Aires, nga Këshilli i Qytetit të Torinos, i cili organizoi vullnetarët, tha: “Nëse do të kisha vënë re diçka të tillë që po ndodhte, do të kisha ndërhyrë dhe do ta ndaloja ngjarjen. Mund t’ju siguroj që isha në festë gjatë gjithë kohës dhe kjo nuk ndodhi.