Nënshkruan marrëveshjen me Pfizer, BE merr 200 milionë doza të tjera anti-Covid

125
Sigal

Bashkimi Europian ka nënshkruar marrëveshjen me BioNTech dhe Pfizer për të marrë një shtesë prej 200 milion dozash të vaksinës, ndërsa vendet garojnë për të shpejtuar fushatën e tyre të vaksinimit.

Pas kësaj marrëveshje, furnizimi i përgjithshëm i BE me këto doza, do të rritet në 500 milionë doza.

“Ne e pranojmë që më shumë njerëz duhet të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur, për të mposhtur këtë virus dhe për të kontrolluar pandeminë globale. Ne jemi duke punuar pa u lodhur për të mbështetur zhvillimi e mëtejshëm të fushatave të vaksinimit në Europë dhe globalisht”, tha Albert Burla, Presidenti dhe CEO i Pfizer.

Për shkak të furnizimit me vaksina, vendet e BE-së janë shumë prapa SHBA dhe MB në betejën për të vaksinuar sa më shumë njerëz që të jetë e mundur