Çfarë dimë deri tani për sulmin ajror perëndimor

450
Ajo çfarë dimë deri tani (13:40) për sulmin ajror të Perëndimit në Siri (14 prill 2018):
1. SHBA, Britania e Madhe dhe Franca kanë kryer sulme ajrore dhe raketore në Siri në hakmarrje për një sulm të dyshuar me armë kimike të shtunën e kaluar
2. Presidenti Trump tha se ai dhe aleatët kanë bërë bashkë fuqinë e tyre të drejtë kundër barbarizmit dhe brutalitetit
3. SHBA thotë se 3 objektiva janë goditur, një qendër kërkimore në Damask dhe ambientet e magazinimit pranë Homs
4. Rusia tha se raketat synonin edhe objektiva të tjerë, por 71 nga 103 raketat u shkatërruan nga mbrojtja ajrore siriane
5. Vladimir Putin tha se sulmet ajrore ishin një akt agresioni dhe bëri thirrje për një takim urgjent të OKB-së. Ambasadori i Rusisë, Anatoly Antonov u shpreh se sulmet nuk do të mbeteshin pa pasoja
6. Media shtetërore siriane i quajti sulmet ajrore një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare
7. Kryeministrja e Britanisë së Madhe tha se sulmet ajrore ishin të drejta dhe ligjore si edhe nuk kishin pasur asnjë alternativë tjetër.
8. May e lidhi sulmin e dyshuar të armëve kimike në Douma me sulmin e agjentit nervor ndaj ish-spiunit rus dhe vajzës së tij në Britani të Madhe, duke thënë se ata treguan një model të mosrespektimit të normave të armëve kimike
9. Merkel mbështeti sulmet ajrore duke i quajtur të nevojshme dhe të përshtatshme për të paralajmëruar presidentin Assad kundër përdorimit të mëtejshëm të armëve kimike
10. Assad deklaroi se agresioni perëndimor e kanë bërë Sirinë dhe popullin e saj më të vendosur se kurrë për të shtypur terrorizmin në vend. 
11. Irani raportohet se ka mështetur me trupa dhe fonde qeverinë e Asadit gjatë konfliktit
12. Kina ka reaguar duke thëne se sulmet ajrore janë shkelje e së drejtës ndërkombëtare
Sigal