Koronavirusi në Kosovë/ 33 pacientë të shtruar në spital, dy në gjendje të rëndë

244
Sigal

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ndodhen të shtruar 33 pacientë me koronavirus.

Mësohet se 26 raste janë në gjendje të stabilizuara, pesë në trajtim me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive, ndërsa dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë. Po ashtu raportohet se dy persona pritet që të lënë sot spitalin.

Po ashtu bëhet e ditur se personat që janë më rëndë, kanë sëmundje kronike të veshkave dhe janë në dializë.

Aktualisht në Kosovë 855 persona janë infektuar, ndërsa 26 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.